Standard.al

Me ëndërr Gjermaninë, të gjithë duan ‘Infermierinë’

0

Programi i Infermierisë së Përgjithshme ka qenë padyshim më i preferuari për maturantët këtë vit. Këtë e tregojnë të dhënat e regjistrimit sipas të cilave nga 980 kuota që ky program ka pasur në 7 Fakultete të vendit, për raundin e tretë kanë mbetur të lira vetëm 22.

I suksesshëm kjo degë ka qenë edhe në universitetet e rretheve ku në shumë prej tyre si në Shkodër, Vlorë, Korçë, Durrës dhe Elbasan janë ezauruar të gjitha vendet.

Arsyet lidhen me interesin që shumë shtete evropiane kanë shfaqur për këtë profesion, duke ofruar hapësira në tregun e punës.

Në dy raundet e para janë regjistruar në total afro 19 mijë e 200 studentë të cilët do të nisin vitin akademik më 14 tetor. Të tjerët që ende nuk e kanë siguruar një degë kanë edhe një mundësi përmes plotësimit të formularit A4.

Degët që kanë një numër të ulët të regjistruarish janë kryesisht ato të edukimit për shkak edhe të mesatares 7.5 të vendosur nga Ministria e Arsimit.

Në rrethe janë afro 78 programe studimi dhe 5 Fakultete që rrezikojnë të mbyllen. /Ora News

Rradhë të gjata për regjistrim:

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.