EMRAT/ Ja kush janë 4 skafistët, që u arrestuan për 1 ton drogë në territorin grek…

0
182

Lihen te lire tre skafistet vlonjte te kapur ne gomonen e pare nga policia greke. Shqiptarët Aleksander Brozi, 25-vjec, Hajri Shehaj 42-vjec dhe Renato Dalipaj 42-vjec, te tre nga Vlora, u lane te lire me detyrim paraqitje dhe me garanci 10.000 euro secili. Vendimi u mor dje nga Prokurori i Volos.

Avokati i tyre Dimitri Kontula u shpreh se klientet e tyre nuk pranuan te kene lidhje me grupin e trafikut nderkombetar te droges dhe ngjarjen e 25 shtatorit. Ata thane se gomonia e tyre nuk ishte paraprirese e gomones se dyte ku u kap 35-vjecari shqiptar Gjergji Xhezo qe tregoi se ku ishte fshehur droga.

Avokati i tyre tha se dy gomonet nuk kishin itenerar te njejte dhe nuk kishte ngjashmeri kohore dhe tokesore te veprimtarise se tyre, pasi njeri u kap ne Agistri, tjetri ne Psara dhe droga ne Piperi. Sipas avokatit, tre te dyshuarit jane paraburgosur ne Mitilini ndersa dosja shqyrtohet ne Volos. Vete te dyshuarit u shprehen se po transportonin 700 litra benzine nga Agia Marina Koropi ne ishullin Psara. Kjo sasi u gjet nga policia ne gomonen e tyre.

Nderkohe 35-vjecari i arrestuar nuk ka pranuar se i njeh apo ka bashkepunuar me tre bashkekombasit e tij. Prokurori vendosi per ta masen e sigurimit detyrim paraqitje 3 here ne muaj ne Komisariatin e zones, ndalim dalje nga Greqia dhe 10.000 euro garanci.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here