Standard.al

BE e ka të pamundur të pranojë Shqipërinë!!! Ja ku është problemi i vërtetë…

0

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri e ftuar në Ora News për të komentuar situatën politike në vend dhe çeljen e negociatave, është shprehur ndër të tjera se problemi i vërtetë për moshapjen e negociatave janë krimi dhe droga dhe jo “justifikimi” i qeverisë për një problem të brendshëm brenda BE-së.

Pritshmëritë tuaja për negociatat dhe çfarë do të nënkuptonte një vendim i mundshëm negativ? A mund të pranohet si justifikim fakti i problemeve të brendshme të BE-së?

“Unë nuk do të konsideroja se një vendimmarrje e tillë do të ishte për shkak të një problematike të brenshme të BE-së. Jo aspak. Nëse secili prej nesh do bënte një analizë, do ishte keptik se si mund t’i hapeshin negociatat një vendi si Shqipëria me kaq shumë probleme. Jo probleme sociale, jo probleme ekonomike. Sepse do të justifikoheshim me faktin që çdo vend i Evropës ka probleme sociale, ekonomike dhe pse jo të këtij niveli. Jemi të parët në botë për azilkërkues, por përpos varfërisë dhe të gjitha problematikave të tjera, ne kemi probleme me krimin dhe drogën dhe kjo është e pafalshme dhe e pamundur që Evropa të pranojë një shtet të tillë”, është shprehur Pampuri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.