Tifozët kuqezi mbushin rrugët e Stambollit, përkrenaret dhe qeleshet shihen kudo!!!

0
133

Kuqezinjtë do të luajnë pas pak orësh një nga ndeshjet më të rëndësishme të vitit, duke qenë se sfidojnë në Stamboll ekipin e Turqisë. Shqipëria do të synojë natyrisht të dalë vetëm me 3 pikë nga ky takim, pasi në këtë mënyrë do të linte gjithçka të hapur sa i përket kualifikimit.

Duke parë rëndësinë që kjo ndeshje, Shqipëria do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve ku priten më shumë se 2 mijë shqiptarë në Stamboll. Ndërkohë, rrugët e Stambollit shihet se janë mbushur nga tifozë të shumtë të cilët nuk i kanë lënë simbolet e tyre dhe flamurit, shalli, qeleshja apo edhe përkrenaret e Skënderbeut, janë disa nga simbolet me të cilët kuqezinjtë po festojnë.

Kujtojmë që FSHF-ja dha një njoftim pak orë më parë ku u shpreh se shumë mjete janë të ndaluara në stadium dhe mes tyre edhe çantat e shpinës apo flamujt dhe fanellat që nuk lidhen në mënyrë direke me flamurin shqiptar.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here