Tërhiqet Komisioni i Venecias, nuk ka ‘tejkalim kompetencash’ nga Presidenti Meta

0
113

Komisioni i Venecias ka rrëzuar Draf-Opinion e raporterëve që erdhën në Tiranë me ftesë të Kuvendit, është tërhequr dhe nuk e ka përfshirë në opinionin final, gjetjen paraprake se Presidenti Meta ka “tejkaluar kompetencat”, duke anulluar dhe më pas caktuar një datë të re për zgjedhjet lokale.

Ky ishte edhe argumenti që mazhoranca dhe mediat pranë saj, përdorën gjerësisht për të krijuar përshtypjen se Presidenti ka shkelur Kushtetutën.

Me sa duket, informacioni shterues i dërguar nga Presidenti i Republikës, ka bërë që Komisioni të amendojë drafin e rrjedhur në media pak kohë më parë

Pika 99 keshtu ishte. Ndaj, Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës së pari duke anuluar, më pas duke shtyrë zgjedhjet lokale. I mbetet Parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse kjo mund të konsiderohet “shkelje serioze”, e cila do i hapte rrugën shkarkimit të Presidentit.

Ndërsa është formulur kështu: I mbetet Parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse anulimi dhe më pas shtyrja e zgjedhjeve konsiderohet shkelje e Kushtetutës dhe nëse shkelja i përket një natyre serioze, e cila do mund të lejonte shkarkim të Presidentit.

Të marra së bashku, kjo mund të përmbajë elementë për Kuvendin drejt një mendimi se edhe pse Presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale pa një bazë të veçantë ligjore, këto akte mund të mos plotësojnë kriteret e nevojshme të një serioziteti të mjaftueshëm në rrethanat për të autorizuar një shkarkim të Presidentit.

Është hequr paragrafi tejkalim.

Dhe burime nga salla e venecias që kanë qeshur me argumentat e Taulant Ballës dhe i kanë kërkuar llogari se pse e keni publikuar një draft raport që nuk ishte perfundimtar dhe ishte klasifikuar si sekret nga ne për ju.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here