Sherr me Orinda Hutën? Anila Çela flet hapur: S’kemi qenë kurrë shoqe të ngushta…

0
141

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Anila Çela ka rrëfyer se si nisi karriera e saj në televizion. Në një intervistë për “Rreze Dielli”, Çela ka rrëfyer se karriera e saj nisi fillimisht në një program muzikor në Televizionin “Koha” e më pas si imazh i emisioneve të rëndësishme në Vizion Plus.

Teksa ka kujtuar sezonet e kaluara, Anila ka treguar edhe rreth eksperiencave të bashkëmoderimit, fillimisht në një sezon me Arbër Kadinë dhe më pas në 2015 në një sezon me Orinda Hutën.

“Kur Arbri u bë pjesë e stafit, u bë një riformatim i emisionit. Për Arbrin ishte eksperienca e parë në televizion prandaj merreshim vesh me shenja për të prezantuar të ftuarit. Me Arbrin nuk kam patur kurrë asnjë problem, asnjë zënkë. Me Orindën njerëzit e thonin shpesh që ishim dy figura që ngjajmë.

As me Orindën nuk kam pasur kurrë asnjë zënkë. Ne i ndanim ditët kur moderonim emisionin. Nuk mund të them që kishim një miqësi të ngushtë, nga këto dashuritë në stafe, por ishtë një marrëdhënie korrekte mes kolegesh”, shprehet Anila Çela.

Moderatoren Çela tani do ta shohim në programin prime time “Nga e Para”, emision që synon të bëjë të lumtur të tjera familje shqiptare në sezonin e tij të dytë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here