“Unaza e Bashkuar ka për të fituar”/ Banorët e Astirit tentojnë të thyejnë derën e Drejtorisë së Policisë (FOTO)

0
105
Pas arrestimit të tre banorëve të Unazës së Re, një grup i madh qytetarësh të kësaj zone janë mbledhur përballë Drejtorisë së Policisë për t’i mbështetur me thirrjet: “Unaza e Bashkuar ka për të fituar” apo  “Rama ik”.

Mirëpo situata është tensionuar për pak çaste. Një banor ka tentuar të thyejë derën e drejtorisë së Policisë, ndërsa ish-deputeti Klevis Balliu mundohet ta mbajë.

Banorët e Astirit ankohen se policia i ka dhunuar për një vit me radhë, ndërkohë që kriminelët e vërtetë i lë jashtë.

“Ne kemi 1 vit që protestojmë në Unazë të Re për një projekt korruptiv që prish shtëpitë tona, për të ndërtuar kulla Erion Veliaj dhe Edi Rama. Dhe në një kohë që protesta ishte normale ato bënë reprezalje sot në mëngjes dhe dje në darkë. Ne dhunën nuk e pranojmë.

Ne jemi absolutisht kundra dhunës por ne jemi të dhunuar 1 vit rresht nga kjo polici që duhej të ishte e shtetit por është e kriminelëve. Duke përjashtuar disa kokrra në Policinë e Shtetit, që duan të mbrojnë pushtetin e jo shtetin. Ata kanë përdorur metodat më ç’njerëzore ndaj banorëve të Unazës së Re, ne jemi këtu për të marshuar drejt Policisës së Krimit. Ata nuk kapin kriminela, ata nuk kapin asnjë prej atyre që kanë shkelur ligjin e kanë vjedh miliardat e janë shkaktarë të gjendjes në Unazën e Re, janë të gjithë të lirë dhe me të gjitha lekët që kanë vjedhur. “, tha një nga banorët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here