Skandal i paprecedent/ Turqia u heq tifozëve flamujt kombëtarë dhe përgjysmon numrin e biletave

0
96

Turqi-Shqipëri është ndeshja më e rëndësishme e ditës se nesërme në grupin H me dy përfaqësueset që synojnë trepikëshin me misionin kualifikimin për në Euro 2021. Rëndësia e kësaj ndeshjeje dhe frika e dështimit ka shtyrë palën turke që të bëjë një skandal të paprecedent në futbollin modern.

Sikundër raporton “Panorama Sport”, federata turke po sekuestron në mënyrë të turpshme flamujt kombëtarë dhe shallat me simbole kombëtare të tifozëve, duke shkelur me të dyja këmbët dhe me qëllim rregullat për tifozërinë mike. Madje jo vetëm kaq! Federata turke ka ulur në mënyrë të ndjeshme numrin e tifozëve shqiptarë në stadium.

Nëse më parë tifozët kuqezinj kishin në dispozicion 2500 bileta, që përkonin me 5% të vendeve në “Sukru Saraçoglu”, federata turke praktikisht e ka përgjysmuar këtë numër duke e çuar në vetëm 1500 vende, duke shkelur haptazi rregulloren e FIFA-s.

“Kam njoftuar delegatin e ndeshjes për gjithçka ka ndodhur. FSHF po punon që me anë të delegatit të ndeshjes të mos ketë asnjë padrejtësi ndaj tifozëve si dhe që të lejohet çdo material që ata duan të fusin për dekor, pasi bëhet fjalë për materiale që lejohen nga UEFA”, ka sqaruar Andi Verçani, drejtori i Marrëdhënieve me Publikun dhe zyrës së shtypit në FSHF. /panorama sport

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here