Në takimin e ‘trojkës ballkanike’, Rama: BE se pranon ‘Shengenin ballkanik’, ne i vëmë emër tjetër!

0
78

Në takimin e ditës së sotme të ‘trojkës ballkanike’, Serbi-Shqipëri-Maqedoni, ku marrin pjesë krerët e shteteve, ka folur edhe kryeministri Edi Rama.

Ai mes të tjerat ka zbuluar se BE nuk është dakord me një ‘Shengen ballkanik’, pasi një i tillë në fakt ekziston për gjithë Europën dhe të drejtat e tij i gëzojnë edhe tre vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Por për Ramën kjo jo dakordësi e BE-së nuk është problem, pasi mund ti gjejnë një emër tjetër këtij pakti.

‘Miqtë tanë evropianë duan të drejtën e copyright kur them Shengen, s’ka problem do ti gjejmë një emër tjetër. Nuk do të presim në funksion të atyre pjesëve të planit të përbashkët në kuadër të procesit të Berlinit, do të ecim përpara dhe do bëjmë gjithçka na takon që kjo të ndodhë për të gjitha vendet e rajonit’, deklaroi Rama për këtë çështje.

Ndërkohë mësohet se gjatë fjalimit të sotëm kryeministri i Shqipërisë ka siluruar ato vende anëtare të Bashkimit Europian, të cilat kanë shfaqur skepticizëm sidomos për Shqipërinë, duke ju kujtuar se ‘vendet e rajonit nuk janë fidanishte eksperimentesh’.

‘Synimi ynë është të jemi pjesë e BE, po ndërkohë që familja e madhe ka problemet e veta ne nuk mund të jemi peng i së shkuarës apo mos dakordësive të qarta në dëm të fëmijëve që po rriten në të gjithë rajonin. Kjo nuk është një zonë e kategorisë së dytë dhe në të nuk jetojnë qytetarë të kategorisë së dytë, nuk jemi fidanishte për eksperimente. Do vijojmë deri kur BE të jetë gati të na përqafojë. Brenda vitit 2021 ky territor nuk do të jetë një aspiratë po një realitet’, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here