Standard.al

I dërguari i presidentit Trump zbarkon në Beograd, për Kosovën…

0

Ambasadori Richard Grenell, i dërguari presidencial amerikan për bisedimet Kosovë – Serbisë po qëndron të enjten në Beograd, një dita pasi vizitoi Prishtinën, për herë të parë që kur mori detyrën e re.

Ai takoi kryeministren serbe, Ana Bërnabiç e më pas edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, me dyer të mbyllura.

Në një postim të ambasadës amerikane në Beograd thuhet se ai po qëndron atje me një porosi të qartë nga presidenti amerikan; ‘qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës dëshirojnë paqe, zhvillim ekonomik, punë dhe një jetë më të mirë për fëmijët e tyre’./VOA

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.