Standard.al

Humbin jetën dy shoferë….Ja se çfarë ndodhi pas aksidentit në Shijak…

0

Dy shoferë kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së makinave të tyre në Shijak, në zonën e Hardhishtes.

Policia informon se aksidenti ka ndodhur rreth orën 16:00, ndërsa viktimat janë M.T., 44 vjeç, banues në Durrës dhe N.H., 41 vjeç.

“Më datë 10.10.2019, rreth orës 16:00, në Hardhishtë, Shijak automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.T., 44 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin N.H., 41 vjeç.  Për pasojë, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve”- njofton policia.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.