Gentian Zenelaj dhe Rudina Dembacaj kanë treguar së fundmi se marrëdhënia e tyre shkon përtej asaj profesionales.
Të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree”, për të folur rreth qytetit të tyre të lindjes, Lezhës, aktorët u ndalën tek kujtimet e fëmijërisë, teksa pohuan se njihen bashkë prej nga hera.“Unë e kam mbajtur në prehër dhe jam përtej fëmijërisë së Rudinës”-u shpreh fillimisht Gentian Zenelaj.
I pyetur më tej nga moderatorja Jonida Shehu, nëse kanë qenë bashkë në një lagje, Gentiani u shpreh i buzëqeshur: Jo nuk kemi qenë në një lagje, por kam patur shumë shoqe motrën e Rudinës dhe Rudi ka qenë një fëmijë që e mbanin në prehër se nëse do ta lëshonim do ndiqte ndonjë makinë.