Banorët e Unazës thirrje presidentit Meta: Mblidh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ka plane për gjakderdhje

0
174
Banorët e Unazës së Re i kanë bërë thirrje publikisht presidentit të vendit Ilir Meta, që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Sipas tyre, në Unazën e Re ka një skenar për gjakderdhje. Ata akuzojnë kryeministrin Edi Rama se po e bën këtë me qëllim, disa ditë përpara marrjes së një përgjigjeje nga Komisioni Europian lidhur me negociatat.

“Kam një thirrje për presidentin e Republikës. Të mbledhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Ka plane për gjakderdhje në Unazën e Re. Është presion për të penguar negociatat. Po bëhet për të çorientuar Albin Kurtin dhe kanë gjet Unazën e Re, njerëz të lodhur.

Po pregatitet gjakderdhje. Data 10 me 18 është shumë afër. Edi Rama na ka mbajt një vit, jua them me siguri të plotë. I bëj thirrje presidentit, ambasadave, sidomos ambasadës Amerikane se ne kemi dalë me flamurin amerikan dhe u kemi treguar hajdutin e tyre.  Amerikanët na e kanë borxh për të na mbrojt ne.”, tha një prej banorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here