Standard.al

Tahiri më ka përgjuar!!! Deklarata “bombë” e Kryemadhit

0

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha mbrëmjen e sotme se pajisja e përgjimeve Imsi Catcher që hyri në Shqipëri me anë të Drejtorisë së Burgjeve, u përdor më pas nga Saimir Tahiri për përgjime.

“Ju e dini shumë mirë që aparatura e përgjimit hyri nëpërmjet Drejtorisë së Burgjeve, që e përdori Saimir Tahiri. Kështu që unë nuk kisha asnjë informacion që të përgjoja as drogaxhinjtë, as trafikantët, as politikanët. Përkundrazi, kam qenë viktimë e përgjimit.

Jeni përgjuar nga zoti Tahiri, u pyet Kryemadhi në studion e Syri Tv.

“Nga Zoti Tahiri, nga ai tjetri i SHIK-ut, Rama”, deklaroi Kryemadhi.

E pyetur nëse edhe ajo ka rënë viktimë e përgjimeve, Kryemadhi e ka pranuar që ‘po’, ndërsa shtoi se edhe tani po bëhen përgjime.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.