Standard.al

Rama në Serbi kërkon të “zëvendësojë” Brukselin me Beogradin!

0

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Novi Sad të Serbisë, ku do të zhvillojë një takim me Presidentin serb Alexandar Vucic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Takimi mes lidervë te Shqipërisë, Maqedonisë së Veriur dhe Serbisë do të zgjasë dy ditë, ndërsa pritet që të tre liderët të nënshkruajnë një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, që është cilësuar edhe si një Mini Shengen ballkanik.

Rama në fillim do të takoj presidentin e Serbisë Vuçiç dhe më pas homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Zaev. Në përfundim të takimit tre liderët do të mbajnë dhe një konferencë të përbashkët për mediat.

Marrëveshja mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është kundërshtuar vazhdimisht nga Kosova, pasi është lënë jashtë saj. Por, nga ana tjetër, kjo nismë është mbështetur nga institucionet evropiane, të cilat e shikojnë si një bashkëpunim që do të ndikojë pozitivisht në integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.