Letrën e tetë grave e shkroi një ‘burë’/ Mos i besoni o hollandeze! Eshte loje buri…

0
102

Katër ditë më parë, qeveria holandeze zyrtarizoi qëndrimin e saj përsa i takon çeljes së negociatave për Shqipërinë.

Në një letër drejtuar parlamentit, ekzekutivi i Holandës theksonte se është një hap i tillë është sipas tij, i parakohshëm.

Por tani është qeveria shqiptare ajo që i drejton një letër qeverisë holandeze.

Janë gratë ministre të kabinetit Rana, që ndër të tjera, flasin edhe për forca të errëta që po “minojnë” punën e Shqipërisë.

Por nuk ka munguar edhe komenti i gazetarit Ylli Dylgjeri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dylgjeri le të kuptohet se, pas letrës së ministreve fshihet vetë ai, kryeministri Edi Rama.

Postimi i plotë i Ylli Dylgjerit:

Letra e 8 grave Ministre…shkruar nga një burë!

Po, po stili, rreshti, germa, tingulli, fjala ishin të nje dore burri. Nuk ishte stil femre letra e 8-shes. Stili i femrave ministre te Rames njihet aq sa njihet edhe
stili i Rames kryeminister i ministreve. Nuk di si do ta perjetojne “burrat gra” te hollandes kete leter? Jam kurioz!

Do paguaja te isha aty, ne Amsterdam, ku do te lexohej kjo leter ne ditet qe vine. Nuk dua ta paragjykoj…por nje mendje me thote se estrada shqiptare do jape shfaqe ne hollande me leximin e saj. Nese 8 grate ministre do te hidhnin vertete ne leter dhimbjen per kete vend, te pakten te imitonin me forma te tjera traditen e grave te Sulit. Shqiperia prap po lihet jashte europes. Shqiperise prap po i dhunohet nderi. Vendi prap eshte i kërcënuar me izolim. Gratë Ministre jane aty 50% e qeverisjes.

Në një nga betejat e ashpra të vitit 1792, kur Suli u sulmua nga forca të shumta të Ali Pashës, disa gra suljote, duke parë rrezikun që i kërcënonte armiku i tyre, rrëmbyen armët. Gruaja suliote, ashtu si të gjitha gratë shqiptare, i jepnin rëndësi të madhe nocionit “nder”. Në emër të tij, ato ishin gati të sakrifikonin edhe jetën e tyre. Gratë suliote preferuan vetëflijimin e tyre. Ato zgjodhën më mirë një vdekje të ndershme, që të shpëtonin nga një jetë prej skllave, që i priste, po të binin në duart e forcave të Ali Pashait.

Po sot? Te besojme se rrembyen lapsin e bene leter per burrat ne Hollande? Qesharake.

Të pakten Ministret te hidheshin nga karriget ku i ka vëne burri letershkrues. Të jepni doreheqje! Por, edhe këte se bëne…

Mos i besoni o hollandeze! Eshte loje buri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here