I dërguari i Trump takon liderët në Kosovë, gazetarja amerikane nxjerr foton: Nuk e shoh Palmer…

0
119

Përfaqësuesi special i Presidentit Amerikan Donald Trump për Bisedimet Paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ambasadori i SHBA në Gjermani Richard Grenell, ka qenë sot në Prishtinë ku është takuar me liderët kryesorë. Grenell ka zhvilluar një takim me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti, fitues i zgjedhjeve parlamentare të mbajtura tre ditë më parë. Në takimin me Thaçin, ishte i pranishëm dhe ambasadori i SHBA në Kosovë Philip Kosnett, i cili ka publikuar edhe foto nga mbledhja.

Por ndërkohë që flitet për një kthesë në bisedimet Kosovë-Serbi me emisarin e Trump, vendosjen e kryeministrit të ri dhe formimit të qeverisë së re të Kosovës, nuk shfaqet gjëkundi i dërguari i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Këtë gjë e ka vënë në dukje edhe gazetarja amerikane, eksperte në çështjet e Ballkanit Valerie Hopkins. Teksa ripublikon postimin në ‘Twitter’ të ambasadorit Kosnett, Hopkins shkruan: “Nuk e shoh të dërguarin special të Departamentit të Shtetit Matt Palmer në këtë foto”.

Hopkins

Ndërkohë kujtojmë që pak ditë më parë pas emërimit të ambasadorit të SHBA në Gjermani, si i dërguari Presidencial i SHBA për Bisedimet Paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në një reagim për REL DASH theksonte se Palmer dhe Grenell do të punonin ngushtë për të arritur marrëveshjen gjithëpërfshirëse ndërmjet dy vendeve. Por me sa duket në vizitën e parë në Kosovë, Grenell nuk u shoqërua nga Palmer, duke i lënë vend dyshimeve për rolin e tij në vijim.

“Vendimi i presidentit për të emëruar të dërguarin Presidencial për Bisedimet Paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nënvizon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për paqe, stabilitet dhe prosperitet për popullin e Serbisë dhe të Kosovës”, thuhej në deklaratën e DASH.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here