Standard.al

Deklarata ‘bombë’/ ‘Çiklisti italian’ nuk vdiq nga mbidoza, atë e vranë’

0

Çiklisti italian, Marco Pantani, ndërroi jetë në vitin 2004 në moshën 34-vjeçare, teksa u gjet i vdekur në dhomën e hotelit ku po qëndronte.

Asokohe u tha se çiklisti kishte ndërruar jetë për shkak të mbidozës, por shpërndarësi i drogës, Fabio Miradosa, i cili i shiti Pantanit, dozën e fundit mohon se ai ka ndërruar jetë nga mbidoza.

Miradosa shprehet se Pantanin e kanë vrarë dhe më pas kanë thënë se ndërroi jetë nga kokaina.

“Marco nuk vdiq nga kokaina, atë e vranë. Ndoshta ata që e vranë nuk donin ta bënin atë, por ai u vra. Nuk e di pse në atë kohë gjykata dhe policia nuk i shkuan deri në fund kësaj ngjarje. Ata thanë se Marko kishte ndërruar jetë nga mbidoza, por unë jam i bindur se atë e vranë”, u shpreh Miradosa.

Ky rrëfim mund të ngjallë shumë polemika në Itali, pasi duket se autoritetet kanë fshehur ngjarjen, diçka të njëjtë që ka pretenduar më parë edhe nëna e çiklistit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.