“Çmenduri! Rilindja prezanton eksperimentin më injorant dhe të çmendur ndaj tatimpaguesve”

0
107

Nga Klodian Tomorri

Pas rrotës, shpikjen e dyte me te madhe te njerëzimit e ka bere qeveria shqiptare. Një mendje brilante brenda qeverise, ka vendosur qe shërbimi ndaj tatimpaguesve t’i hiqet Administratës Tatimore dhe te kaloje tek Adisa.

Çmendurinë e kane bere me vendim qeverie. Kjo është njësoj sikur urgjencën mjekësore ta kalosh nen varësinë e Ministrisë se Bujqësisë, ngjitur me seksionin e domate-kastravecëve.

Ne çdo vend te zhvilluar, por edhe ne vendet ne zhvillim kati i pare i selisë se administratës tatimore është shërbimi ndaj tatimpaguesit. Madje, Internal Revenue Service, administrata tatimore e Shteteve te Bashkuara Amerikane e ka misionin baze te saj shërbimin ndaj tatimpaguesve. Nuk ka mbledhjen e te ardhurave, por tu shërbeje qytetareve dhe bizneseve amerikane.

Dhe kështu duhet te jete. Qëllimi dhe misioni i një administrate fiskale nuk është te realizoje plane, por t’i shërbeje tatimpaguesve, pra qytetareve dhe biznesit qe te jene ne rregull me ligjin. Ky është kontributi me i çmuar i një administrate sepse duke qene ne rregull tatimpaguesit me ligjin, financohen shërbimet publike dhe shoqëria behet me e drejte.

Por nje reformator brilant ne qeveri ka vendosur qe administrata fiskale nuk duhet t’u shërbejë qytetareve, por shërbimi te merret ne sportelet e Adises, njësoj si radhët e qumështit qëmoti. Imagjinoni pak, një biznes i cili ka një pyetje për Tatimet, duhet te shkoje te zërë radhën ne sportel dhe te pyesë sportelisten e Adises. Kjo e fundit do e përcjelle pyetjen tek Tatimet. Me pas Tatimet do t’i përgjigjen Adises dhe pas gjithë kësaj çmendurie, qytetari mund te këtë shpresën te marre ndonjë përgjigje.

Ky është shkallmim i administratës tatimore ne themel. Kjo është çmenduri qe mund te behet vetëm ne kushtet e injorancës se thelle fiskale. Cilido ekspert qe ka njohuritë me minimale te sistemit dhe administratës fiskale nuk do e pranonte kurrë një gjë te tille.

Kthejeni shërbimin ndaj tatimpaguesve tek Administrata Tatimore, mos bëni eksperimente injorance. Ne vend qe te rregullojnë gjerat e mbrapshta, shkojnë e prishin ato pak qe janë ne rregull.

Çmenduri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here