Bushati “thumbon” Ramën: Shikoni Vjosën ose Albinin, të mësojmë prej tyre

0
98

Kandidatët për Kryeministër në Kosovë, qoftë Vjosa Osmani ashtu edhe Albin Kurti, nuk kanë pasur lidhje me apo marrëdhënie okulte me oligarkinë financiare të Kosovës.

Deklarata është bërë nga ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, sipas të cilit raportet e Kurtit dhe Osmanit me mediat janë të më mira se ato që kanë me to politikanët shqiptarë.

“Në rast se shohim të dy kandidatët, qoftë Albini apo Vjosa, nuk mund të thuhet për asnjërin që në të shkuarën të tyre të kenë pasur lidhje apo marrëdhënie okulte me të ashtuquajturën oligarki financiare në Kosovë.

Raporti i tyre shumë i ndryshëm me mediat, nga raporti që përgjithësisht ne politikanët në Shqipëri kemi me mediat.

Mënyra si u pasqyrua fushata dhe një lloj kordoni sanitar që përcaktuan kandidatët dhe partitë politike për ekrane dhe studio të caktuara të cilat konsideroheshin si studio në duart apo instrument të qarqeve të caktuara politike apo ekonomike.

Mendoj që këto lloj elementesh ne gjithashtu duhet ti kemi parasysh në administrimin e të gjithë jetës politike në Shqipëri”, u shpreh Bushati në emisionin “Përballë”.

Qëndrimi i Bushatit bie ndesh me politikën e ndjekur nga Kryeministri Edi Rama, qoftë në raport me mediat ashtu edhe me oligarkët. Këta të fundit Rama i mblodhi në një takim në ditët e fundit, ku i kërkoi që një pjesë të fitimeve të tyre t’i derdhin për të krijuar atë që e quajti fondi i Shqipërisë solidare, për të luftuar varfërinë.

Ndërsa në raport me mediat, Rama shumicën e tyre i etiketon si kazan, dhe së fundmi ka nisur presionet përmes kontrolleve financiare.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here