Standard.al

“9 kushtet i vërtetuan të gjitha!”/ Gjosha: Nuk do kemi datë për çeljen e negociatave. Qeveria dështoi, Rama të marrë përgjegjësitë mbi supe…

0

Përgjatë këtij muaji Shqipëria dhe shqiptarët gjenden në “ ankth “ përsa i përket procesit të integrimit , nese vendi yne  do të vazhdojë të eci përkrah Maqedonisë së Veriut  apo do të mbetet shumë hapa pas . Për pak ditë qyetarët shqiptarë marrin përgjigjen përfundimtare. Në një intervistë për gazetën “Standard”  lidhur me këtë vendim ka folur edhe ish- ministrja e integrimit Klajda Gjosha e cila ka theksuar se Shqipëria nuk do të jetë në të njëjtin ritëm me Maqedoninë e Veriut dhe se nuk do të kemi mundësinë e një date për celjen e bisedimeve për anëtarësim. Ndër të tjera Gjosha  deklaroi se ndërkombëtarët nuk mbështësin asnjë parti politike por Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

 

Intervistoi :Albina Elezi

 

 

1-Më pak se dy javë na ndajnë nga vendimmarrja e Këshillit të BE-së lidhur me negociatat për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Gjermania kushtëzoi “ok”-in me 9 kushte, Franca, Holanda e Danimarka mbeten ende skeptike. Si e shihni këto qëndrime dhe sa janë shanset sipas jush që vendi të sigurojë hapjen e negociatave?

 

15 Tetori tashmë është shumë pranë dhe duket se po qartësohet edhe vendimi që Këshilli Europian do të marrë për Shqipërinë. Ajo cka është e sigurtë është fakti se Shqipëria nuk do të jetë në të njëjtin ritëm me Maqedoninë e Veriut dhe se nuk do të kemi mundësinë e një date për celjen e bisedimeve për anëtarësim. Kjo sepse Gjermania është shprehur qartë mbi qëndrimin e saj dhe mjafton edhe vetëm një vend i vetëm të mos jetë dakord me vendimarrjen e përbashkët që të rrëzohet vendimi pozitiv.

Hollanda gjithashtu ka dhënë reagimet e para dhe duket se qëndron edhe më e prerë se sa Gjermania. Ajo që na mbetet të shpresojmë është që vendet të dakordësohen mbi qëndrimin gjerman sepse ndryshe do të shkonim drejt një refuzimi të prerë për Shqipërinë.

 

 

 

2-Ndërkohë kryeministri Rama ka deklaruar publikisht se në rast dështimi nuk ka përgjegjësi qeverisja e tij, porse ky vendim do të vijë për shkak të problemeve të brendshme të BE-ë. Sa të besueshëm e cilësoni këtë qëndrim të kreut të qeverisë?

 

BE ka patjetër problemet e saj por kjo nuk e ka penguar Serbinë dhe Malin e Zi të çelin kapituj apo Maqedoninë e Veriut të marrë një datë për negociatat. Pse vetëm Shqipëria duhet të përbëj përjashtim? Mendoj që z. Rama duhet të marrë përgjegjësi mbi supe sa i takon procesit të integrimit. Shumë nga kushtet e Bundestagut kanë qënë prezente që nga 2018. Kjo do të thotë se qeveria ka dështuar në përmbushjen e detyrave. Ndërsa kushtet shtesë janë sërish të lidhura me Z. Rama pasi vendoset në pikëpyetje legjitimiteti i zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe ato zgjedhje ishin eskluzivisht të organizuara nga vetë Kryeministri.

 

 

3-Bundestagu vendosi 9 kushte për “po” e Gjermanisë ndaj Shqipërisë lidhur me negociaatat. Ndër të tjera mes tyre  ishte edhe kushti që përfshinte edhe denimin e shitblerjes se votave, denoncim të cilin opozita e bashkuar e ka apeluar gjatë gjithë këtyre kohëve. A ka qënë kjo në një farë mënyrë një mbështetje nga ndërkombëtarët ndaj kuazës së opozitës?

 

Ndërkombëtarët nuk mbështesin parti politike por Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Ata janë vendosur të hekurt në çështje që sot shqetësojnë shqiptarët dhe deformojnë vullnetin e tyre në zgjedhje që ka sjellë dhe rrënimin e demokracisë.

 

 

4-Ju si ish ministre e integrimit si do ti komentonit 9 kushtet e vëna nga Bundestagu për Shqipërinë ?

 

9 kushtet janë Shqipëria përballë pasqyrës së realitetit dhe kjo është për të ardhur keq. Ato kushte kërkojnë rithemelim të shtetit, ndryshim mentaliteti qeverisës dhe maturi politike!

 

 

5-Opozita i ka drejtuar mazhorancës qeverisës platformën për zgjidhjen e krizës e ndërsa kryeministri me qëndrimin e shprehur në seancën e fundit parlamentare ka pak gjasa ta pranojë atë. Cfarë prisni në ditët e javët në vazhdim, a do mund të ulen palët drejt dialogut për të gjetur zgjidhjen e krizës së thellë politike që ka kapluar vendin prej muajsh?

 

 

Palët do duhet të ishin ulur prej kohësh. Cdo ditë që kalon thellon krizën dhe i bën shqiptarët të humbin shpresën e të largohen nga vendi. Platforma e opozitës është një fillim i mirë për dialog. Këtu do të tregohet edhe vullneti i mazhorancës për t’iu përgjigjut opozitës dhe qytetarëve të saj.

 

 

6- Një tjetër çështje që ka hapur debat në vend ka qenë edhe komisioni hetimor ndaj Presidentit si edhe draft opinion paraprak i Komisionit të Venecias. Cili është komenti juaj për këtë çështje?

 

Nuk është mirë ta trajtojmë cështjen politikisht. Kjo i takon Gjykatës Kushtetuese dhe ne duhet të mësojmë që jo me cdo çështje mund të bëjmë politikë. Sa i takon komisionit hetimor nuk pres asnjë shpikje, pasi ky komision e ka marrë vendimin duke votuar rezolutën në Kuvendin e Shqipërisë

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.