Shpërthimi i një prindi: Veprime e ndyra qё vrasin ёndrrat e fёmijёve, ja pse vajza ime do detyrohet të ikë jashtë për studime

0
291

Veprime tё ndyra tek “Petro Nini Luarasi”, qё vrasin ёndrrat e fёmijёve

Nga Manjola Arizaj Zeka*

Pse largohen tё rinjtё nga Shqipёria? Edhe unё shpeshherё e dyshoja pёrsenё dhe sepsenё, se jo gjithçka lidhej gjithmonё me kushtet ekonomike. E dyshoja, derisa e vёrteta erdhi e m’u pёrplas nё fytyrё, tek fёmija im, vajza, nё vit tё tretё nё njё prej gjimnazeve më në zë tё Tiranёs, Petro Nini Lurasit. E vёrteta pёr padrejtёsitё dhe pandershmёritё qё nisin e mbruhen qё nё bankat e shkollёs nga edukatorё shpirtvegjёl pёr tё mos thёnё tё ligj. Ato qё nga njё anё vrasin shpirtra tё pastёr e karaktere tё fortё e nga ana tjetёr mbjellin e ujisin, fёmijё me karakter tё deformuar, tё prirur drejt hiles, spiunimit, ligёsisё dhe dyfytyrёsisё. Teorikisht mёsuesit dhe drejtuesit duhet t’i pёrgatisin fёmijёt e kёsaj moshe jo vetёm nё mёsime, por edhe tё kenё karakter, tё jenё tё ndershёm e me iniciativё. Por ç’ndodh? Ja njё panoramё me pak fjalё, por mendojeni qё ka qenё e jetuar pёrditё, duhet tё merreshim me prapaskenat mё tё ndyra, nё vend qё tё bёheshim pjesё e diçkaje tё bukur. Qё ditёn e parё tё shkollёs, vajzёs i thanё (zysha e senatit Eneida Pema) bёj njё fjalim ta lexosh para shkollёs. Vajza e pёrgatiti, e dorёzoi, dhe priste. Pёr çudi, po e njёjta zysh, i tha nuk do tё lexosh gjё… dhe ç’ndodh: fjalimin e vajzёs e lexon dikush tjetёr. !!!!. Nuk i kёrkojnё as ndjesё. Por i kthehen kundёr, njё vajze qё nuk i ka mbushur as tё 18-at, vetёm e vetёm pse nuk serviloset, apo nuk bёhet rrugica ku shkelin kёpucёt e mёsueseve cinike dhe hakmarrёse. Me njё mesatare diku tek 9.5, me karizёm mes shokёve dhe shoqeve, e dalluar nё veprimtari sociale, e angazhuar nё çёshtje solidariteti, e apasionuar dhe krenare pse ёshtё petroninse dhe me dёshirёn pёr ta bёrё kёtё shkollё tё shkojё nё vendin qё ka pasur dikur, vajza me njё mbёshtetje pothuaj absolute nga nxёnёsit e shkollёs, pёrgatitet pёr tё kandiduar si president (njё ёndёrr dhe synim i hershёm). Por tё rriturat, ato qё dinё mirё tё punojnё pas krahёve me fёmijёt (turp i madh) bёjnё njё mijё e nje manovra pёr ta eleminuar, pёr tё mos e lёnё tё hyjё nё kandidim. Deri atje, sa njё udhёzim tё Ministres sё Arsimit qё duhet tё hynte nё fuqi pas botimit nё fletoren zyrtare, e zbatojnё si urdhёr tё menjёhershёm. Madje udhёzimi nё shkollё ka shkuar tё premten, por sërish zysha e senatit (Eneida) i lajmёroj nxёnёsit tё dielёn pasdite, kur ata ishin pёrgatitur pёr konkurrim (pa e vёnё fare nё kandar se e diela ёshtё pushim, tё hёnёn do tё bёhej paraqitja e platformave, dhe disa nga gjimnazet e tjerё i kishin mbaruar zgjedhjet). Dhe nё fund, nё njё gjasme KQZ tё shkollёs, ku në përbërje te saj, serish Eneida, (KQZ pёr presidencёn e nxёnёsve, pёr tё zgjedhur paraprakisht kush do tё kandidojё!!!) vajzёs i hiqet e drejta e kandidimit pёr presidente me vota tё plota (pesё JO nga pesё tё mundshme, pёrballё kishte tre djem. Qoftё dhe pёr solidaritet femёror, apo hi syve, mund ta kishte marrё njё PO!!!). Kjo pasi ishte zgjedhur tre vjet rresht nga nxёnёsit senatore dhe kryetare e senatit. Shpresoj qё “inati” dhe “egoja” e kёtyre njerёzve tё vegjёl, u vu nё vend. Sigurisht qё vajza u mёrzit. Ёndёrrёn ia prishёn. Shijen e jetёs ia kripёzuan qё nё kёtё moshё. Besimin tek njerёzit dhe tek e drejta ia lёkundёn. Por s’ka gjё. Asaj mёrzia do i kalojё shpejt. Sepse mori dhe vendimin pёrfundimtar: Tё largohet nga Shqipёria dhe tё studiojё jashtё. Jashtё kёtij llumi, i cili nis qё nё bankat e shkollёs. Besoj se ata qё bёjnё emёrime tё tilla njerёzish qё demoralizojnё fёmijёt, qё pengojnё konkurrimin, qё i kanё kthyer shkollat nё çifliqe ku deformohen karakteret, tё mos jenё dhe aq tё kёnaqur.

Kjo eshte platforma e kandidimit per presidente e Edmes qe nuk mori asnje vote ne KQZ e Petro Ninit

PREZANTIMI

Unë quhem Edma Arizaj. Për pak ditë mbush 18 vjec. Sapo jam zgjedhur senatore me shumicë votash për të tretin vit
rradhazi. Pas një viti, që mund ta konsideroj të mrekullueshëm si kryetare e senatit, kandidoj për presidente e shkollës për 2019-2020. Pse? Ndoshta është pyetja që secili duhet t’ia bëjë vetes përpara se të ndërrmarrë hapa të caktuar, hapa që
ngjisin shkallë të reja, që hapin dyer të tjera. Unë i kam gjetur përgjigjet e mia për këtë kandidim. Nuk dua të kem një
skeptër të bukur për t’u mburrur me të, por dua të kem një instrument që të realizoj ato që shumë prej nxënësve i duan, i mendojnë, apo i kërkojnë pa arritur t’i gjejnë. Dua të jem një pjesë e rëndësishme në makinerinë që prodhon njerëz
më të mirë, që përcjell dashuri, mirësi, pozitivitet e solidaritet. Kam treguar se kam vullnetin, dëshirën dhe pasionin e
nevojshëm për të ndërrmarë iniciativa, për të përmbushur detyrime, për të qenë pranë kujt ka nevojë dhe për t’u bërë
pengesë ndaj padrejtësive. Jam e përgjegjshme në mosprekjen e kufijve, në moscënimin e dinjitetit të askujt, në luftën për të drejtën dhe mbi të gjitha kam krenarinë e madhe, që dua ta përcjell tek kushdo qe hyn në derën e kësaj shkolle,
të përfaqësoj Petro Nini Luarasin. Më pëlqen të bashkëpunoj, të përfshi sa më shumë nxënësit “e ndryshëm”, “të vecantë”, apo “të dobët”. Më pëlqen të krijoj hapësira ku secili të gjejë veten e tij, të vijë në shkollë me dëshirë, por edhe duke
menduar sadopak për atë hapësirën që i takon. Dhe për këtë mendoj se krijimi i klubeve të reja, dhe riaktivizimi më fort i
atyre aktuale, do të japin një impakt të dobishëm për idenë time. Unë dua ta konsideroj shkollën si një familje të madhe,
ku secili ka dëshirat e tij, mundesitë e tij, problemet e tij, aftësitë e tij, por ku ama po ashtu secili mund të gjejë një të
ngjashëm më të madh, apo më të vogël. Një gërshetim brezash, pra krijimin e një zinxhiri ADN-je, me emrin ADN e
petroninsave. AND-ja në figurë ka ngjyra të ndryshme por gjithmonë janë të lidhura bashke. Do punoj që kjo ëndrra
ime të bëhet realitet, dhe kudo ku një petronins të takojë një petronins të gjejë atë fijen e ADN që i lidh.

VIZIONI
Janë pesë shtylla ku unë mbështetem teksa shoh horizontin e vizionit tim: Pavarësi, por jo anarki.
Besim, por jo servilizëm. Konkurrencë, por jo pabesi. Inteligjencë, por jo dinakëri. Respekt, por jo
përulje. Janë shtyllat që mendoj se formojnë vlera, forcojnë identitetin dhe karakterin, nxisin marrjen e përgjegjësive, bëjnë shpirtin qytetar, krijojnë elita, e mbi të gjitha rrisin breza që do të jenë jo
vetëm njerëz të mirë, por edhe atdhetarë. Si? Informacioni është pushtet, thonë. Dhe unë do ta
përdor. Për ccdo aktivitet që do të organizohet në shkollë, i përgjithshëm, apo klasa të vecanta do të shpërndajmë broshura, apo fletëpalosje ku nxënësit përvec argëtimit edhe të mësojnë diccka. Cdo ditë që përkon me lindjen, vdekjen, apo një ngjarje të shënuar të emrave të shquar të historisë
shqiptare, nxënësit do të gjejnë në bankë një fletë me të dhëna mbi personin, apo ngjarjen. Në
bashkëpunim të ngushtë me trupën e mësuesve dhe drejtuesve të tjerë, do të bëjmë ftesa
periodike, të emrave të shquar të artit, historisë, etj që të flasin e bisedojnë me nxënësit. Do të
punoj fort në këtë drejtim për të nxitur mendimin, diskutimin, dhe pse jo, rritur ambiciet e cdo
nxënësi të shkollës sonë. Cdo nxënës duhet të ndihet i rëndësishëm; cdo nxënës duhet të dëgjohet; asnjë ide nuk duhet nënvlerësuar. Synimi im madhor është që cdo nxënës të jetë pjesë e një klubi, dhe ata që vijnë rrishtaz në këtë shkollë, të mos kenë frikë as ditën e parë të saj, dhe as ditën e
fundit kur të ndahen për shkollës.

KALENDARI 2019-2020
Kalendari paraprak përfshin:

1. Anëtarësimi I nxënësve të shkollës ne klubet aktuale duke plotësuar një formular.
2. Hapja e një klubi të ri, risi për gjimnazin tonë. Klubi : “ Psikologët e ardhshëm”
3. Takime të ndryshme ku në qendër do të jetë ndalimi e duhanit gjithashtu ndalimi i bullizmit.
4. Përfshirja e sa më shumë nxënësve ne Klubin Social, ku traditë që nga hera është dërgesa e ndihmave (ushqime,veshëmbathje,mjete mësimore) ne jetimore apo dhe
kopshte të ndryshme.
5. Zhvillime olimpiadash të ndryshme,ku do përpiqemi të bëjmë të mundur
certifkata për fituesit.
5. Binjakëzimet me gjimnaze të ndryshme,brenda e jashtë vendit .
6. Festa me tematika të ndryshme që PNL zhvillon cdo vit.
Loading…

MIRE SE ERDHET NE KLUBET E PNL!
Për të gjithë që shkelni për herë të parë në PNL,një nga të vecantat e këtij gjimnazi,është
shumëllojshmëria e klubeve që na ofron. Duke parë se sa të rëndësishme janë klubet për secilin individ në shkollë,mendoj se cdo klub meriton të ketë koordinatorin e tij. Duke patur koordinator
për cdo klub,anëtarsime të cdo viti,PNL do të mbaj vendin e parë për aktivitete të paharrueshme.

•KLUBI SOCIAL
Klubi social, i hapur për herë të parë para katër vitesh ka patur dhe vazhdon të ketë një sukses të paarrirë.
Cdo vit një sërë nxenesish bëhën bashkë për aktivitete me dëshirë të mirë e humane.
Këtë vit do I japim “KS” një rëndësi të madhe,duke zhvilluar aktivitete të ndryshme. Aktivitet do të zhvillohen gjithmonë mbas orarit të mësimit,do të jenë aktivitete të cilat do ju shkaktojnë një emocion të brendshëm të madh.
Kalendari do të bëhëet ne bazë të nxënesve , gjithashtu të mësueses përkatëse dhe koordinatorëve përkatës.

•KLUBI I DEBATIT
Petroninsat dallohen për mendimet e tyre të ndyshme,për idetë frymëzuese që japin. Por të gjithë e dimë që dy mendje nuk bien kollaj në një ide.
Për tu ballafaquar me idetë e tyre,klubi i debatit do të ketë dy koordinator të cilët do të zgjedhin tema cdo dy muaj,duke ftuar nxënës dhe mësues gjithashtu të përpiqemi që fituesi të ketë një cmim.

•KLUBI I ARTIT
•KLUBI I SPORTIT
Cdo vit departamenti I fiskulturës zhvillon ndeshje që ngjallin shumë emocion (basketboll,volejboll,futboll) tek klasat dhe nxënësit. Në gara ku vendoset se kush do të jetë më i miri. Kush përvec se departamentit të fiskulturës dhe shokëve tanë të shkathët do ta bënte më mirë?
Sic e përmenda dhe më sipër, PNL përvec se mban një nga renditjet e para për mësime,
olimpiada,gjithashtu mbajmë vendin e parë
për aktivitete. Më parë përmenda grupin social,por nuk mund të lë pa përmendur talentet që
ka shkolla jonë në fushën e artit. Cmimet e shumta që kemi fituar në ArtFest në kategorinë këngë,
kërcim,multimedia. Cmimet që kemi fituar në pjesë teatrale. Aktivitetet
brenda shkollës për raste të
ndryshme. Të gjitha këto cmime mbajne një emër
sipër vetes : “PETRONINS” . Vlerat dhe nderi që nxënës të talentuar i japin gjimnazit tonë. Mos hezito,bëhu pjesë e klubit të artit,do të ndihesh i plotësuar kur shkolla jote të
brohoras për ty.

PSIKOLOGET E ARDHSHEM
Përvec klubeve që përmenda më sipër, në PNL ekzistojnë dhe një sërë klubesh të tjera si : Klubi I Shëndetit, Klubi i Multimedias , Klubi i Fizikes , Youth Club , Klubi i Matematikës
etj.
Ideja ime për këtë vit është një klub “Psikologët e ardhshëm”. Cili është qëllimi I këtij
klubi? Në kohët e sotshme e dimë mjaft mirë se secili nga ne ka raste ku ndihet I mërzitur,I depresionuar, I bulluar. Synimi I këtij klubi është që nëse nxenës të caktuar nuk ndihen mirë të bisedojnë me psikolgun e shkollës , pse të mos bisedojnë me shokë/shoqe të
cilët duan të ndihmojnë. Klubi do të ketë 3-4 koordinatorë,mund të bëhen takime mbas mësimi , apo një mbasdite ku secili është I lirë të shprehet,pa u gjykuar dhe ne do ti
vijmë ne ndihmesë,për ta bëre të ndihet më mire.

•STOP DUHANIT!
Një nga pikat më të rëndësishme të platformës time është mposhtja e duhanit në moshat e reja. Duke zhvilluar takime me nxënës,mësuese të organizuara me shembuj konkret,me informacione të bollshme,shpresoj të bëj një ndryshim të dukshëm në shkollë dhe jashtë saj. Shëndeti vjen I pari.
•STOP BULLIZMIT!
Bullizmi është një fenomen që po e hasim dita-ditës,në shkollë,në rrugë,gjithandej. Një konferencë me nxenës e mësues , ku secili prej nesh do të ketë rol të rëndësishem do të ndërgjegjësojë “bulluesat” .
MOS HARRO TI JE ME I MIRI!

 

* Autorja e shkrimit mban postin e drejtoreshës se zyres se maredhenieve me publikun ne Kuvend, ka punuar me pare edhe si gazetare ne disa media. Postimi  eshte bere ne rrjetin social facebook

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here