Nuk ka kohë për eksperimente, Reja nis provat për formacionin anti-Turqi

0
130

Trajneri Edi Reja ka nisur që sot punën për të ndërtuar formacionin me të cilin do të zbresë në fushën e lojës në ndeshjen kundër Turqisë, një rreshtim, i cili duket se do të ketë ndryshime të vogla në krahasim me sfidën e luajtur ndaj Islandës, si për sa i përket dëmtimit të Elseid Hysajt, ashtu edhe për shkak të aktivizimit e minutazhit që kanë pasur futbollistë të veçantë gjatë muajit të fundit.

Kështu, në stërvitjen e sotme, Reja ka ndarë lojtarët në dy grupe ku dukej qartësisht se në njërën anë ishin titullarët e mundshëm e në tjetrën ata që duhej të luftonin për t’i rrëmbyer të parëve një vend në rreshtimin kuqezi.

Nga ajo që u pa sot, ndryshimi në treshen e qendrës së mbrojtjes i përket largimit të Dermakut dhe aktivizimit të Veselit. Gjimshiti pritet të spostohet përsëri në qendër, me Ismajlin e Veselin që do të jenë në krahët e tij.

Ndërkohë, majtas sot Reja ka preferuar Lenjanin, ndërsa në të djathtë ka aktivizuar Roshin, i cili mbetet zgjedhje e parë për këtë rol pavarësisht provës jo bindëse ndaj Francës në një pozicion të tillë. Në mesfushë sot ishte e paprekshme treshja e qendrës Gjasula-Bare-Memushaj, ashtu si ndaj Islandës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here