Standard.al

Në Kosovë u votua për ndryshim, Meta “shigjeton” Ramën: Nuk jemi në rregull me “detyrat e shtëpisë”!

0

“Zgjedhjet në Kosovë na duket sikur ishin zgjedhje në Danimarkë. Zgjedhje të shkëlqyera”,- kështu i konsideroi presidenti Ilir Meta zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Në një bashkëbisedim me studentët e ekselencës në Tiranë, Meta tha se demokracia parlamentare në Shqipëri u godit nga ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2008, pas mbylljes së listave të partive.

“Drama jonë fillon në 2008. Ajo që ndodhi me këto lista të mbylluara është një problem i madh. Edhe partitë u mbyllën dhe sistemi është bërë më i mbyllur. Nuk ka më deputetë që bëjnë oponencë. Kjo e ka goditur në thelb demokracinë parlamentare dhe ky problem duhet parë me kujdes edhe në reformën zgjedhore”,- tha Presidenti.

Ndërsa për marrëdheniet Kosovë-Shqipëri Meta shprehu besimin se do të jenë më frytdhënëse.

“Mendoj që marrdhëniet tona ka mundësi të jenë edhe më frytdhënëse. Në Kosovë u votua për të bërë një ndryshim. Ishte Haradinaj që i hapi rrugën ndryshimit. Ai ishte bërë një koalicion i vështirë për të ecur më tej. Tani qytetarët do kenë mundësinë të kenë një qeveri më të qëndrueshme dhe funksionale, edhe në përparimin e Kosovës edhe për dialogun me Serbinë”- tha Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.