Letra/ “Rama përdor tetë ministret kukulla për t’iu lutur Holandës”

0
126

Vetëm Edi Rama nuk e ka kuptuar se shfaqet e tij fasadë nuk arrijnë të gënjejnë më njeri. As vetëpromovimi si artist dhe piktor, sa barcaletat që u tregon liderve ndërkombëtarë dhe as mburrjet se ka më shumë ministre gra se Italia, nuk zhbëjnë dot imazhin e qeverisja e tij ka lënë në Europë. Besnik i politikave fasadë, ai ka përdorur edhe një manovër tjetër për ti kthyer mendjen qeverisë holandeze që e ka akuzuar Shqipërinë për luftë të pakët ndaj trafikut të drogës dhe krimit të organizuar, duke shkuar deti tek votimi i rikthimit të vizave. Dhe në tentativë për ti kthyer mendjen qeverise holandeze për të mos i thënë “JO” hapjes së negociatave me Shqipërinë në samitin e 18 tetorit, ai ka përdorur një truk të dalë boje.

Ai ka vënë në rresht tetë nga ministret gra, që janë aty jo si fryt i meritokracisë, por si pasojë e kapriçove të liderit dhe preferencave të tij estetike, për ti shkruar homologëve hollandezë që të ndryshojnë mendim. Mesazhi që do të përcjellë Rama ka një foshnjëritet qesharak: “ne nuk jemi qeveri e krimit se jemi qeveri me gra”.

“Tetë nga pesëmbëdhjetë ministritë në qeverinë shqiptare drejtohen nga gratë; si nëna dhe vajza, si gra që luftojmë për familjet tona dhe për vendin tonë, ne do të donim të shtronim me ju një çështje që na shqetëson shumë të gjithëve, e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët- perspektiva evropiane e vendit tonë” thuhet në letrën e tyre.

Sipas stilit tashmë të njohur të atij që e ka shkruar lertrën e firmosur nga 8 kukullat e tij nuk mund të mos përgojoheshin as forcat e errëta që kërkojnë ta pengojnë marshimin e liderit të madh drejt Europës: “Shpresojmë ta kuptoni se sa e vështirë është beteja jonë, të cilën nuk mund ta fitojmë të vetëm, .. dhe disa nuk duan që ne ta fitojmë, përfshirë dhe një pjesë këtu në vendin tonë”.

Letra e ministreve të Shqipërisë përfundon duke shprehur se “dështimi i përpjekjeve tona për të çelur bisedimet e anëtarësimit është çmimi më i madh për këto forca të errëta. Ne nuk kërkojmë që të ndryshoni pikëpamjet tuaja, thjesht duam që të bashkoheni me kombet e tjera të Europës duke i shtrirë dorën Shqipërisë dhe të na lejoni t’i çojmë këto përpjekje tonat në të një tjetër nivel”./Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here