Standard.al

Kombëtarja zhvillon seancën e dytë të stërvitjes/ Reja befason sërish me vendimet e marra!

0

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë të grumbullimit për ndeshjet e muajit tetor ndaj Turqisë dhe Moldavisë.

Trajneri Edi Reja ka programuar dy seanca stërvitore në ditë, deri të enjten kur skuadra kuqezi do të niset drejt Stambollit.

Ka qenë një seancë e fokusuar më tepër te aspekti fizik, për të optimizuar gjendjen në prag të një sfide ku do të duhen shumë energji.

Të gjithë futbollistët kanë qenë në dispozicion të trajnerit Reja, me përjashtim të kapitenit Hysaj, i cili nuk do të jetë i gatshëm për shkak të një dëmtimi dhe do t’i duhet të qëndrojë 1 muaj jashtë.

Tekniku italian ka surprizuar pasi ka vendosur që për momentin të mos thërrasë asnjë zëvendësues, duke vazhduar me 24 futbollistët e grumbulluar, teksa nuk është preferuar asnjë nga lista e pritjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.