Standard.al

“Goditja më e madhe e Juventusit, nuk transferoi Lukakun”

0

Në fundjavën që lamë pas ishte derbi i Italisë, midis Interit dhe Juventusit, ndeshje e cila u fitua nga bardhezinjtë me rezultatin 1-2.

Megjithatë një derbi midis këtyre dy klubeve kishim edhe në merkaton e verës, teksa të dy ekipet interesoheshin për sulmuesin Romelu Lukaku, i cili në fund kaloi te zikaltërit.

U fol shumë asokohe se zikaltërit mposhtën Juventusin, në garën për të marrë një nga sulmuesit që pritej të ishte një nga më të mirët në Itali.

Pas derbit të kësaj të diele, ka folur edhe ish-menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Luçiano Moxhi, i cili nuk ka nguruar të hedhë thumba në drejtim të zikaltërve.MOGGI TORNA AD ATTACCARE, FATTO FUORI DA GUERRA DISCENDENTI

Në një intervistë të dhënë së fundmi 82-vjeçari është shprehur: “Goditja më e madhe e Juventusit këtë verë ishte që nuk transferoi Lukakun. Gjatë verës kishte disa thashetheme se belgu mund të kalonte te Juvja, ndërsa Higuain te Interi. Tani të gjithë e kanë kuptuar se kush ka dalë i fituar nga kjo. Juventusi i mposhti ata brenda në ‘San Siro’, duke fituar pikërisht me një gol të Higuainit. Ata me siguri e kanë kuptuar se rruga për të garuar si të barabartë me bardhezinjtë, është ende shumë e gjatë.”, u shpreh Moxhi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.