“Zemra e Erjonit i vendoset një tjetri”, gjyqtarja që i dogjën makinën dhuroi zemrën e djalit që i vdiq në aksident!

0
93

Gjyqtarja të cilës i dogjën mbrëmjen e kaluar makinën në oborrin e pallatit ky banon në zonën e Vasil Shantos në kryeqytet, Arjana Lico, ka bërë në vitin 2004, një gjest i cili asokohe pati shumë impakt në opinionin publik dhe dha një mesazh mjaft të fortë për të gjithë prindërit që gjenden fatkeqësisht në pozicion kaq të vështirë, përballë humbjes së fëmijës.

Djali i saj Erjon Liço vdiq pas një aksidenti me motor, më 1 gusht 2004. Ai u përplas nga një kamion, shoferi i te cilit e braktisi në rrugë dhe deri më tani askush nuk e di se kush është shkaktari i tragjedisë, shkruante Panorama ate kohe. Gjyqtarja mori nje vendim te rendesishem pas kesaj, dhuroi zemren e te birit duke bere qe nje person te mbetej ne jete.

SHKRIMI I GAZETA PANORAMA NE VITIN 2004

Në fund ajo tha “Po”, por duke shtuar, “Vetëm zemrën”. Përsenë e mbajti për vete, ashtu siç edhe i takon. Ndërsa e shtuna i linte vendin së dielës, zemra e Erion Liços ndërroi krahëror, por nuk pushoi së rrahuri

Pas kalimit në gjendje koma, mjekët i kërkojnë të dhurojë organet më jetike të trupit

“Po, por merrni vetëm zemrën”

Arjana Liço dhuron zemrën e djalit të saj, Erjonit

Itali

Një nënë shqiptare dhuroi dje zemrën e të birit që i vdiq nga aksidenti në Itali.

Arjana Liço, gjyqtare e Gjykatës së Rrethit të Krujës, ka vendosur e vetme që me zemrën e djalit të saj 23-vjeçar, Erjonit, tashmë të jetojë një tjetër, duke qenë se i biri kishte pësuar vdekje të trurit. Erjon Liço vdiq pas një aksidenti me motor, më 1 gusht. Ai u përplas nga një kamion, i cili e braktisi në rrugë dhe deri më tani askush nuk e di se kush është shkaktari i tragjedisë.

Dhurata
Kur nëna e Erjonit, Arjana Liço, kishte mësuar lajmin se i biri nuk jetonte, një nga mjekët kishte një tjetër detyrë të vështirë. Ai duhej t´i kërkonte asaj zemrën e të birit, për një nga pacientët që prisnin në radhë prej vitesh. Pyetjes së mjekut, nëse mund të jepte organet e të birit, duke marrë edhe aprovimin e prokurorisë, nëna duhej t´i përgjigjej e vetme. “Janë momente të tmerrshme ato, kur dëgjon një kërkesë të tillë”, përshkruan një gazetar italian, duke vazhduar: “Meritojnë një respekt të shenjtë, cilado qoftë përgjigjja”. Në fund ajo tha “Po”, por duke shtuar, “Vetëm zemrën”. Përsenë e mbajti për vete, ashtu siç edhe i takon. Ndërsa e shtuna i linte vendin së dielës, zemra e Erion Liços ndërroi krahëror, por nuk pushoi së rrahuri.

Historia
Kishte shkuar në Napoli për të studiuar drejtësi, tre vjet më parë. Por një makinë apo një kamion, deri tani askush nuk e di, e ka përplasur duke e hedhur nga motori i tij, një orë pas mesnatës së 1 gushtit, në rrugën “San Rocco” në Napoli. 23-vjeçari nuk do të bëhet asnjëherë gjyqtar: as në Napoli, as në Shqipëri, e as në Londër. Ai, që ëndërronte të udhëtonte me diplomën në xhep, emigrant intelektual, si gjyshi dhe vëllai i tij më i madh, humbi jetën fatalisht, ndërsa bënte një xhiro me motorin që e kishte shumë për zemër. Asnjë nuk e ka parë aksidentin që vrau Erjonin nga Kruja, djalin e dy gjyqtarëve, që kishte vendosur të ndiqte gjurmët e të parëve të tij. Ai u gjet i dergjur në rrugë, nga një patrullë e policisë rrugore; kaska i kishte fluturuar tutje. Të afërmit treguan se nuk kishte qenë një festë dhe as nuk kishte pirë. Kishte dashur vetëm të bënte një xhiro me motor, pasioni i tij, 500 cilindrësh. U shoqërua në spitalin Cardarelli, që ishte vetëm dy hapa larg dhe u shtrua në reanimacion. Lufta e tij për të jetuar zgjati deri të shtunën në mbrëmje, kur aparaturat që tregonin nëse ishte apo jo gjallë, pushuan së dhëni sinjale. Jashtë sallës, të parët që morën lajmin ishin nëna e tij, Arjana Liço, vëllai i Erjonit, Renatoja, ky me studime në Kanada, si dhe konsulli i nderit i Shqipërisë në Itali, Claudio Panarella, që ndihmoi në nxjerrjen sa më shpejt të dokumenteve për të ëmën; në këto kohë kur i gjithë sistemi burokratik ndodhet me pushime.

Varrimi në Berat
Erjoni do të prehet pranë babait të tij

Erjon Liço do të varroset në Berat pranë babait të tij, Hiqmetit. Kështu tregojnë të afërmit e tij, të cilët sapo janë kthyer nga Italia dhe janë në mbërritje të ardhjes së trupit të pajetë të 23-vjeçarit. Ata rrëfejnë se para 13 vitesh Erjonit i vdiq i jati, Hiqmet Liço, i cili punonte gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Krujë. Ndërkohë, tragjedia e fundit në këtë familje u shënuar aksidenti i Erjonit. Ë ëma e tij është shprehur se i biri do të varroset pranë të atit, në qytetin e Beratit. Megjithatë, tani për tani ata nuk e kanë të sigurt që kur do të riatdhesohet trupi i pajetë i 23-vjeçarit, për shkak se duhet të respektohen një sërë rregullash për të marrë kufomën.

Të gjithë anëtarët e familjes, juristë

Familja Liço është ndryshe edhe familja e juristëve, nga të cilët dy janë ndarë nga jeta tashmë, dhe dy vazhdojnë të jetojnë. Familja e Hiqmet Liços përbëhej nga katër anëtarë: ai, bashkëshortja dhe dy djemtë e tij, Erjoni dhe Renato. Hiqmeti ishte caktuar gjyqtar në Krujë dhe detyrohet të tërheqë edhe familjen e tij po në këtë qytet. Për shkak të një sëmundjeje të rëndë, ai vdiq dhe e shoqja e tij, Arjana, nga mësuese matematike, mbaron kursin dhe kthehet në gjyqtare po në këtë rreth. Ajo e vazhdon dhe sot e kësaj dite këtë profesion. Ndërkohë, dy djemtë e tyre, i pari, Renato, shkon në Kanada për studime ku vazhdon për juridik, ndërsa Erjoni, që ishte fëmija më i vogël i familjes, prej tre vitesh kishte nisur studimet në Napoli, po për të njëjtën degë. Për fat të keq, pas aksidentit më 1 gusht, Erjoni pësoi dëmtime fatale dhe mjekët e Napolit bënë të pamundurën për ta rikthyer në jetë. Ai vdiq, duke shënuar kështu largimin e dytë nga familja të juristit të dytë të saj. Ndërkohë, i vëllai vazhdon studimet në Kanada dhe e ëma e tij, rreth të 50-ave, vazhdon punën si gjyqtare po në këtë rreth.

Operacioni/ Zemra e Erjonit i vendoset një tjetri

E premtja mbrëma ka gëzuar një familje dhe ka hidhëruar një tjetër. Mjekët i kanë kërkuar së ëmës së Erjonit, e cila ndodhej në Napoli që ditën e aksidentit , që duke qenë se djali i saj kishte vdekur klinikisht prej disa orësh, t’i jepte zemrën e tij një personi që ka nevojë për një të tillë. Sipas një të përditshmeje italiane, mësohet se në të njëjtën sallë, sapo është marrë miratimi i nënës së Erjonit, ka nisur operacionin për të bërë transplantimin e zemrës. Në të njëjtën sallë, brenda pak minutash i është hequr zemra Erjonit dhe i është vendosur një tjetri. Mësohet se ëma e Erjonit nuk ka dijeni nëse është i ri apo i vjetër. Mjekët i kanë thënë se do t’i tregojnë vetëm nëse operacioni del me sukses, pas një viti, se si i vazhdon jeta atij personi që jeton me zemrën e djalit të saj./Panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here