Standard.al

Zbulohen mbetjet e një qyteti 5,000 vjeçar! FOTO/ “Nju Jorku” i lashtësisë…

0

Mbetjet e një qyteti 5,000 vjeçar u zbuluan në Izrael, gjetja më e madhe dhe më e vjetër në rajon.

Qyteti ishte shtëpia e 6,000 njerëzve dhe përfshinte rrugë të planifikuara, lagje, një tempull ritual dhe fortifikime.

Me një dimension që tejkalon 3 kilometrat katrorë, Ein Asur ndodhet rreth 60 kilometra në veri të Tel Avivit.

_109129129_36875fe8-31f9-4aa3-922b-a7b79446abe0

Sipas arkeologëve, qyteti i gjetur,  është nga më të rëndësishmit e Epokës së Bronzit, me një histori të mahnitshme shkëmbimesh ekonomike me qytetet e tjera, të dëshmuara nga artefaktet e shumta egjiptiane që janë gjetur.

Zbulimi ka ndodhur në kantierin e autostradës që do të lidhë me sistemin rrugor qytetin e ri të Harish, që planifikohet të ketë rreth 60 mijë banorë deri në vitin 2030.

Rrënojat, pasi janë kataloguar nga Instituti i Arkeologjisë vendas, janë mbuluar sërish për t’i dhënë udhë punimeve bashkëkohore në autostradë, por modifikime do të kryhen në mënyrë që “Nju Jorku” i lashtësisë, siç e kanë quajtur, të jetë aty edhe për gjeneratat e ardhshme.

_109128442_3aeade62-706d-4875-bf70-117c96a07e62_109129594_82b11dde-7463-4c52-92d5-a92a41397fe4_109129592_f4c29ec0-10db-4f3d-ba64-3da79f026fdc

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.