Standard.al

Vasili godet sërish: Zgjedhjet, faqja e bardhë e Kosovës dhe faqja e zezë e Edi Ramës!!!

0

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me zgjedhjet në Kosovë, teksa shprehet se zgjedhjet e djeshme e nxorën faqebardhë Kovën, ndërsa i nxinë faqen Edi Ramës, duke iu referuar votimeve njëpartiake të 30 qeshorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili thekson se “Kosova i bëri zgjedhjet edhe të parakohshme, edhe me shumë alternativa dhe e realizoi rotacionin e pushtetit ashtu siç e vendosi populli. Kjo ishte faqja e bardhë e Kosovës. Edi Rama edhe kur voton vetëm i duhen 27 ditë që të nxjerrë rezultatin.”

Postimi i plote:

Zgjedhjet:Faqja e bardhe e Kosoves dhe faqja e zeze e Edi Rames!

Kosova mbajti zgjedhje te shkelqyera ne cdo pikpamje dhe doli me e rritur dhe me dinjitoze perpara gjithe botes.

Kosova brenda disa oreve mbaron numerimin e votave.

Kosova i beri zgjedhjet edhe te parakohshme, edhe me shume alternativa dhe e realizoi rrotacionin e pushtetit ashtu sic e vendosi populli.

Kjo ishte faqja e bardhe e Kosoves.

Edi Rama edhe kur voton vetem i duhen 27 dite qe te nxjerre rezultatin.

Edi Rama ben votime me nje parti te vetme si diktatoret me idiote te botes.

Edi Rama per shkak te kriminalizimit dhe korruptimit pengon zgjedhjet e parakohshme dhe e shkaterron imazhin e Shqiperise perpara gjithe botes dhe i ben shqiptaret me mijra qe te largohen.

Kjo eshte pra faqja e bardhe e Kosoves dhe njeherazi faqja e zeze e Edi Rames.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.