Kryetarja e LSI: Shqipëria tani para sfidës madhore, zgjedhje të ndershme si të Kosovës!

0
78

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka përshëndetur suksesin e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe i ka dërguar një mesazh qeverisë shqiptare se tashmë është shumë e qartë se para Shqipërisë tashmë ekziston një sfidë madhore, sfida e zgjedhjeve të lira dhe të  ndershme  si ato që zhvilluan vëllezërit tanë në Kosovë, ku fiton sovrani.

“Në emër të LSI dhe si kryetare e saj, – tha Kryemadhi në një deklaratë para mediave, –  do të dëshiroja të uroja të gjithë klasën politike të Kosovës dhe qytetarët kosovarë që treguan maturi në zgjehdjet e djeshme.

Ato qenë një tregues i shkëlqyer i pjekurisë demokratike që kanë arritur qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre politikë, një proces shembullor.

Ky standart i lartë i zgjedhjeve do të ndikojë drejtpërsëdrejti në njohjen e mëtejshme dhe rritjen e statusit ndërkombëtar të Kosovës.

Vlera e këtij procesi zgjedhor rritet akoma më shumë po të krahasosh cilësinë e tij me zgjedhjet e  zhvilluara në Shqipëri, ku pamë shfaqjet më të ulëta të trafikimit të votës me paratë e drogës dhe krimit, vjedhjen e pasurisë publike dhe shfrytëzimin e administratë dhe Policisë në favor të mazhorancës për të deformuar vullnetin.

Dëshiroj të shikojë sa më parë konstitutimin e qeverisë.

Është shumë e qartë se para Shqipërisë tashmë ekziston një sfidë madhore, sfida e zgjedhjeve të lira dhe të  ndershme  si ato që zhvilluan vëllezërit tanë në Kosovë, ku fiton sovrani.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here