Standard.al

Juventus ‘i pandalshëm’! Mposht Interin me rezultatin 2-1, Higuain hyn në lojë dhe i dhuron fitoren skuadrës…

0

Juventus nuk ka ndërmend që të ndalet në Seria A. Skuadra e Sarrit ka fituar Derbin e Italisë ndaj Interit 2-1, duke rimarrë vendin e parë në renditje, me një pikë më shumë. Sfida nisi në mënyrë frikshme, teksa Paulo Dybala do të kalonte menjëherë bardhezinjtë me një gol shumë të bukur. Skuadra torineze ju afrua edhe golit të dytë, pasi Ronaldo do të godiste traversë

Interi reagon duke fituar një penallti në minutën e 18-të pas një prekje të topit me dorë nga De Ligt. Nga pika e bardhë Lautaro Martinez nuk do ta gabonte duke vendosur baraspeshën. Në fundin e pjesës së parë Ronaldo shënoi një gol shumë të bukur pas një kombinimi me Dybala-n, por arbitri e anuloi për pozicion jashtë lojë të argjentinasit.

Fillimi i pjesës së dytë ishte dominues për Juventusin, që nuk e lë Interin të kalojë as mesfushën e tij. Në minutën e 57-të, Handanovic i mohon një gol të sigurt Dybala-s, i cili provoi në dy raste.

Sarri hedh në fushë edhe Gonzalo Higuain në minutat e fundit, teksa do të shpërblehej për këtë zgjedhje.  10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Gonzalo Higuain me një qetësi vrastare në zonë, arrin që të shënojë golin që vlen 3 pikë. Në këtë mënyrë Interi pëson humbjen e parë sezonale në Seria A, duke i dhënë fund serisë prej 6 fitoreve radhazi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.