Standard.al

Asambleja e FSHN-së del kundër Veliajt: Ka keqinformuar Senatin…

0

Sot Asambleja e Personelit Akademik të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës ka zhvilluar një mbledhje urgjente, ku në përfundim të saj ka akuzuar kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj, se ka keqinformuar anëtarët e Senatit Akademik për vendimin e Këshillit të Ministrave që i kalon në pronësi Kopshtin Botanik.

Me anë të një njoftimi për shtyp, asambleja shpreh keqardhjen ndaj Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, e cila sipas saj nuk ka bërë transparencë për këtë proces, që prek një pronë të Universitetit të Tiranës.

Ndërsa pret përfundimin e procesit gjyqësor, në mbledhjen e jashtëzakonshme mbajtur këtë të hënë, Asambleja e Personelit Akademik të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës vendosi unanimisht të ndjekë nga afër çdo hap të procesit në Gjykatën Administrative të Apelit.

Ndërkohë anëtarët e saj apelojnë për një vendim të drejtë në favor të shpëtimit të Kopshtit Botanik, sipas tyre institucioni unik me vlera kombëtare të pazëvendësueshme.

Pak javë më parë qeveria me anë të një vendimi kaloi pronësinë e Kopshit Botanik nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës tek Bashkia Tiranë. Pas këtij vendimi ka ardhur një deklaratë nga dekani i këtij fakulteti i cili tha se ishte një vendim i paligjshëm. Kërkesa për ndryshimin e pronësisë të kësaj hapësire u bë nga Veliaj gjatë fushatës elektorale, duke i premtuar Ramës se nëse ndodhte kjo ai do të përfundonte projektin e Kopshit Zoologjik. Po ashtu kundër qeverisë është dhe opozita por dhe rektorati.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.