Zgjedhjet/ Flet kryetarja e KQZ në Kosovë: Pjesëmarrja është në rritje, nuk ka incidente

0
110

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë  ka publikuar shifrat për daljen në votime për secilën komunë të Republikës së Kosovës. Sipas këtij institucioni, dalja e përgjithshme deri në orën 15:00 është mbi 29 për qind, ndërsa kjo e përkthyer në numër, shkon në 560 mijë persona që kanë hedhur votën brenda kutive të votimit.

Kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka në një prononcim për Neës 24 tha se procesi po shkon normalisht, ndërsa shtoi se deri në orën 15:00, 29 për qind e qytetarëve, kanë votuar për  këto zgjedhjet e përgjithshme.

Ajo theksoi se ky është një trend pozitiv në krahasim me zgjedhjet e zhvilluar dy vite  më parë.

“Deri në orën 15:00 kanë votuar  29 për qind me të dejtë vote. Kemi një rritje të votuesve në krahasim me zgjedhjet e 2017. Nuk ka incidente që cenojnë procesin. Kemi disa  persona që janë intervistuar, por më pas janë liruar. Zakonisht trendi është në rritje në orët e fundit para mbylljes së procesit. Për herë të parë pjesëmarrja mund të shkoj drejt 50 për qindshit, por ky është një supozim i imi”-tha Valdete Daka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here