Shifrat e frikshme!!! “Edi Rama ia doli” Këlliçi: Që të mos ikin shqiptarët ka vetëm një zgjidhje…

0
97

Kreu i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi ka publikuar të dhënat e Eurostat, sipas së cilës vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti janë regjistruar mbi 5 mijë kërkesa të reja për azil jashtë vendit dhe për këtë bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama.

Sipas Këlliçit, pa Edi Ramën, shpopullimi do të ishte i pamundur!

Reagimi:

Edi Rama ia doli, sic nuk ia doli asnje pushtues deri me sot, ta zbraze Shqiperine. Te rinjte po largohen sepse s’kane asnje shprese per te ndertuar jeten ne kete vend, per te gjetur nje pune. Ata jane te vjedhur e te tradhtuar nga Edi Rama, qe te gjithe qeverisjen e ka vene ne sherbim te krimit dhe te nje grushti biznesmenesh me te cilet ndan parate e buxheti, leket e shqiptareve.

Shifrat sa vijne e behen me alarmante, sepse qeveria sa vjen e degradon me keq. Shtohet vjedhja dhe rritet numri i shqiptareve qe ikin. Vetem per gjashte muajt e pare te vitit, rreth 4335 kerkesa te reja per azil jane regjistruar ne shtetin francez, ndersa sipas Eurostat numerohen ne total mbi 5000 te tilla. Ne total, jane shenuar ne te gjithe BE-ne 10,680 kerkesa per here te pare per azil. Kjo do te thote se mesatarisht, qe prej fillimit te vitit, cdo muaj jane larguar nga vendi 1780 shqiptare. 40% e ketyre kerkesave kane qene te perqendruara ne France, ku gjate 6 muajve te pare te 2019 jane dorezuar ne total 4,435 kerkesa te reja, duke ruajtur tendencen e dy viteve te fundit.

Qe te mos ikin shqiptaret ka vetem nje zgjidhje, duhet te largohet Edi Rama. Ikja nuk eshte zgjidhje, zgjidhja eshte bashkimi per te larguar te keqen, e ndertuar Shqiperine qe duam, Shqiperine e mundesive, Shqiperine si Europa!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here