Pojana denoncon skandalin e radhës: 500.000 euro  tenderi për të mësuar anglishten 10 punonjës

0
99

Nëpërmjet një postimi të gjatë në Facebook nënkryetari i LRI-së  Klevi Pojana ka reaguar me kritika të ashpra per  tenderin i cilesuar si “trajnim KTA të rinj dhe gjuhën Angleze”.

Statusi:

500.000 euro ? tenderi për të mësuar anglishten 10 punonjës, (Kontrollor të Trafikut Ajror në Albcontrol)❗️

Pra 50.000 euro ? do të shpenzohen që një individ i vetëm të trajnohet e të mësojë gjuhën angleze në Shqipëri ??, procedurë kjo, që po të bëhet në Luxembourg ?? do të kushtonte vetëm 18.000 euro ?, ose plot 32.000 euro ? më pak❗️

Trajnimi do të kryhet për një periudhë kohore nga 8 javë deri në 12 javë.
Pra 50.000 euro ? për më pak se 3 muaj❗️

Kjo nuk është hajdutëri, për këtë lloj vjedhje akoma nuk është shpikur një term❗️

Por jam i bindur se reagimi nuk do të mungojë, prokuroria si gjithmonë do të kryejë detyrën, duke MOS e hetuar si çështje❗️

10 kontrollorët nga ana e tyre mësohet se kanë shprehur dëshirën që në të njëjtin tender, për të falenderuar ‘Rilindjen’, në mënyrë vullnetare të mësojnë dhe gjuhën e zogjve ? ?

#kp

Albcontrol, kompania shtetërore që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore të Shqipërisë, ka hapur “thesin” për punonjësit. Institucioni ka akorduar plot 500 mijë euro për t’u mësuar gjuhën angleze disa pjesëtarëve të stafit dhe për t’i trajnuar.

Gazeta Shqip ka siguruar dokumentet e tenderit që ka kryer ish ANTA, ku objekti i këtij tenderi është “trajnim KTA të rinj dhe gjuhën Angleze”.

Por, ajo që të vret sytë është fakti se në këtë tender, fondi i akorduar është i tejfryrë. Në dokumentin zyrtar të dorëzuar tek Agjencia e Prokurimit Publik, thuhet se për këtë kurs anglishte do të shpenzohen plot 45.833.333 lekë të rinj pa TVSH. Por, po të shtohet edhe TVSH, shuma shkon rreth gjysëm milioni euro. Dhe, të gjitha këto para do të shkojnë për të trajnuar dhe për t’u mësuar gjuhën angleze, disa punonjësve të këtij institucioni.

Mësohet se kjo shumë do të paguhet vetëm për 3 muaj, ndërsa në dokumente thuhet se “ALBCONTROL SH.A. kërkon kryerjen e kursit të gjuhës angleze të aviacionit për Kandidatet për Kontrollorë të Trafikut Ajror”. Mësohet se kursi duhet të fillojë ndërmjet muajve tetor-dhjetor 2019. Kursi do të kryhet jo më pak se 8 javë dhe jo më shumë se 12 javë.

Ndërkohë, pjesëmarrës në këtë kurs anglishte do të jenë vetëm 10 kandidatë. Pra, gjysëm milioni euro do të shkojnë pikërisht për 10 punonjës të ALBCONTROL. Nëse do të bëjmë një llogaritje, ALBCONTROL do të shpenzojë plot 50 mijë euro vetëm për të mësuar anglishte një punonjës.

Në dokumente thuhet se objektivat e këtij kursi do të jenë që në përfundim, studenti të jetë i aftë të përdor metoda të ndryshme të ndarjes proceduriale për trafikun në ngritje dhe ulje. Gjithashtu të marrë, interpretojë, shpërndaje informacionin meteorologjik, të menaxhojë stresin nën trafik të rënduar dhe kompleks etj.

Nga ana tjetër, kandidatët do të bëjnë testimin e  aftësive gjuhësore në anglisht. “10 kandidatët KTA duhet ti nënshtrohen testimit për nivelin e aftësive gjuhësore. Pjesëmarrësit duhet të pajisen me certifikatë aftësie që vërteton zotërimin e gjuhës angleze në nivelin e aftësisë” -thuhet në dokumente.

Fryrje e kostove të tenderit

Gazeta Shqip hulumtoi për të parë kostot e këtij trajnimi në vendet e Bashkimit Europian, dhe rezultoi se ishin shumë herë më të lira se Albcontrol. Një student, nuk paguante më shumë se 18 mijë euro për një periudhë 11-12 javore, për të njëjtin trajnim, që bëhet madje në Luksenburg. (Shiko referencë duke bërë login, kostot e trajnimit në Eurocontrol Zone)

Kjo tregon edhe njëherë, se shpërdorimi i fondeve publike ka infektuar çdo institucion, duke kaluar në heshtje çdo abuzim.

Shqip

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here