Gjigandi mediatik BBC, i kushton një hapësirë të veçantë glikosë së arrës të përgatitur në jug të Shqipërisë

0
135

Gjigandi mediatik BBC në emisionin e gatimit i ka kushtuar një vend të veçantë glikosë së arrës të përgatitur në jug të Shqipërisë.
Glikoja e arrës është një ëmbëlsirë e cila përgatitet me arra të ziera, të pa hapura dhe shurup sheqeri me ujë.

Kjo është një recetë tradicionale nga Shqipëria e jugut, nga një peizazh i pyjeve të dendura, kanione të thella dhe urat e vjetra osmane. Ajo shpesh shërbehet në festat familjare mysafirët në shtëpi.

Kjo ëmbëlsirë është në rrezik zhdukjeje pasi gjeneratat e reja po shfaqin më pak interes për traditat tradicionale të kuzhinës dhe për shkak se arrat rriten në zona të thella.

Ky rajon i Shqipërisë ka nivele të ulëta punësimi dhe nivel të lartë emigrimi, por siç raporton Dan Saladino në qoftë se kjo recetë e veçantë mund të shndërrohet në një industri të vogël, ajo mund të ndryshojë të ardhmen e njerëzve dhe do të shërbejë për të mbrojtur një traditë të rrezikuar të ushqimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here