Presidenti Trump dhe lideri Kim Jong-un takim në Suedi! Çfarë pritet të ndodhë??

0
122

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore kanë arritur në Suedi të shtunën për të rinisur bisedimet bërthamore me shpresën për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme.

Samiti i fundit midis presidentit Trump dhe liderit Kim Jong-un përfundoi pa marrëveshje. Që nga atëherë, nuk është shënuar progres edhe pse të dyja palët u deklarun të gatshme për vazhdimin e negociatave. Bisedimet e reja vijnë disa ditë pas testimit të një rakete nga Korea Veriore. Raketa u lëshua afër detit ku kishte mundësi që të kalonte territorin e Koresë Veriore.

Korea Veriore e ka të ndaluar përdorimin e raketave balistike nga rezoluta e Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara, dhe është nën sanksionet e SHBA-se dhe Britanisë për programin bërthamor, shkruan Rel.

Bisedimet po zhvillohen në ishullin Lidingo, në periferi të Stokholmit, ku pritet të takohen Përfaësuesi Special i SHBA-së, Stephen Bjegun dhe ai i Koresë së Veriut, Kim Myong Gil.

Presidenti amerikan Donald Trump, ka rënie të besimit dhe mbështetjes nga populli, pas nisjes së procedurave të shkarkimit që lidhen me telefonatën e zhvilluar në mes Trumpit dhe presidentit të Ukrainës Volodomyr Zelenskyi, në të cilën kërkohen hetime ndaj ish zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden dhe djalit të tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here