“Unë kam bërë këtë veprim në favor të Edi Ramës”, Kryemadhi: Kriminelët që prekën votat të dalin para drejtësisë

0
120

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka thënë mbrëmjen e sotme se 5 pikat e opozitës janë shumë të thjeshta për t’u plotësuar nga kryeministri Rama, i cili ka bllokuar hetimet për blerjet e zgjedhjeve siç janë dosjet 184 dhe 339.

Ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Java’ në ‘RTSH’, ku theksoi se nëse Rama zhbllokon dy dosjet, atëherë i hapet rrugë procesit.

“Është shumë e rëndësishme që PS-ja të bie darkod me kushtet e opozitës që janë shumë të thjeshta. Dosjet 184, 339. Dalja përpara drejtësisë e kriminelëve që kanë prekur votat dhe krijimi i klimës dhe garancisë qytetarëve që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme. Rama e bllokoi çështjen, ashtu ta zhbllokojë, sepse jemi të gjithë koshient që çështjet 184 dhe 339 janë të bllokuar nga zoti Rama.” – tha

Ajo theksoi gjithashtu se Rama ka kyer vepër penale në SHBA me foton 80 mijë dollarëshe me ish-presidentin Obama dhe hetimi amerikan pritet të sjellë shumë probleme për kryeministrin.

“Skandali që do ta vendosë Edi Ramën në një pozicion shumë të vështirë në të ardhmen, jo me drejtësinë shqiptare, por me drejtësinë amerikane, është fotoja e famshme e 2012-ës. Problemi i Edi Ramës nuk është thjesht fotoja me Obamën, por problemi i tij është që qytetari i huaj ka pohuar që unë kam bërë këtë veprim në favor të Edi Ramës.” – tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here