Mjekët zbulojnë të vërtetën tronditëse! Vajzës 19-vjeçare i’u gjetën 2 kg flokë në stomak!!!

0
115

Një vajzë 19-vjeçare u shtrua në spital në qytetin Ulan-Ude, në jug të Rusisë, me dhimbje të forta në stomak. Ditët më parë ajo kishte vjellë dhe ndjehej e pafuqishëm. Pas një ekzaminimi të plotë mjekësor, zbulimi tronditës erdhi: në stomakun e saj u grumbullua një masë e ngurtë e materialit të padeshiruar. Për të qenë i saktë, gati 2 kg flokë të grumbulluar. Dhimbja e vajzës ishte e papërshkrueshme dhe flokët siç raportohet nga Mirror – po i shkaktonin asaj një ulçër në zorrë. “Gjërat e tilla mund të fillojnë me një zakon të dukshëm të pafajshëm të përtypjes së flokëve – tha kreu i ekipit kirurgjikal, Bator Dondokov – grupi i personave më në rrezik janë vajza të reja dhe flokët e gëlltitur mbesin në stomak”.  Vajza, e cila është mirë tani vuan nga sindroma Rapunzel, ose trikofagia, një gjendje e rrallë mjekësore në të cilën flokët që ka ngrënë një person bllokohen në stomak dhe formojnë një top. Këto masa mund të shkaktojnë nauze, ënjtje, dhimbje barku dhe të vjella. Në rastet më serioze zorrët mund të shpohen dhe pa ndërhyrje të shpejtë, ekziston rreziku i dështimit të shumëfishtë dhe vdekjes.

standard.al

https://it.yahoo.com/notizie/le-rimuovono-2-kg-di-capelli-dallo-stomaco-salva-una-19-enne-103740450.html

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here