Meta në koncertin “Tre tenorët”: Interpretim i magjishëm! “O fisnikja përmbi gur”

0
138

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në koncertin “Tre tenorët” ku merrnin pjesë 10 tenorë me famë botërore.

Vetë Kreu i Shtetit ka publikuar një video nga ky koncert, për të cilën thotë se është një nga këngët më të dashura për të. Bëhet fjalë për këngën e të madhes Vaçe Zela. Me këtë sekuencë nga koncerti, Meta iu uron shqiptarëve një fundjavë të mbarë.

“Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë dje në koncertin tradicional më të madh të muzikës klasike në vendin tonë, ‘Tre tenorët’, që ngjiti në skenë 10 tenorë me famë botërore.
Duke ju uruar një fundjavë të mbarë, ju përshëndes me këtë interpretim të magjishëm të tyre, të një prej këngëve më të dashura për mua: ‘Rrjedh në këngë e ligjërime…Ku ka si ti o Shqipëria ime/O fisnikja përmbi gur’??”, shkruan Presidenti Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here