Letra për “standard”/ Historiani i drejtohet ministrisë së Drejtësisë: Pse kjo heshtje varri për drosjen e Ramize Gjebresë?!

0
271

Historiani Vasfi Baruti ka dërguar një letër pranë redaksisë së “standard” me qëllim botimin e shqetësimit të tij lidhur me mungesën e përgjigjes nga ana e arkivit të sistemit gjyqësor në Lundër që është i varur si institucion nga Ministria e Drejtësisë. Baruti thekson në letër se prej dy muajsh nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ky institucion, sic i takon me ligj, për kërkesën hulumtuese ndaj dosjes arkivore të rigjykimit të Ramize Gjebresë. Më poshtë letra e plotë e historianit:

 

ARKIVIT TË SISTEMIT GJYQËSOR, LUNDËR

Drejtorisë së Arkivit LUNDER

Për dije Ministres së Drejtësisë

ETILDA GJONI

 

GAZETËS STANDARD, Me lutje të bëjë publike këtë monstër kundërligjore, që bën pis atmosferën e së Drejtës, në këtë 75 vjetor të nderuar.

Me timen dt. 01.08.2019 i jam drejtuar Arkivit të Sistemit Gjyqësor në Lundër me kërkesë të hulumtoj në Dosjen arkivore të rigjykimit të Ramize Gjebresë, të ekzekutuar mizorisht më 7 mars 1944, nga Shtabi i Brigadës V-të. Letra e Shefit të Shtatmadhorisë Mehmet Shehu, me vlerësime të larta për Gjebrenë, dërguar familjes së Gjebresë (më 21 janar ‘47) është dëshmi se Gjykata e Lartë Ushtarake, me porosi të tij, rigjykon vendimin e gjyqit partizan të Brigadës V-të dhe i jep pafajësi dhe statusin Dëshmore e atdheut. Kanë kaluar dy muaj nga kërkesa për Arkivin dhe përgjigje është jo si çdo heshtje, amá heshtje vrastare. Me ligj përgjigjia juaj pritej për një muaj dhe një gjegjie e presim, sidoqë s’pres nga maliqi!

 

Di përse vjen kjo heshtja juaj aq gjaksore sa edhe ajo e inkuizitorëve të Brigadës V-të e për nga gjesti juaj kini të ngjashme me të parët që bënë kryekrimin e Luftës! Argumentet janë të shumta, këtu vjen e shumta në të paktën. Gjyqi partizan i Brigadës mori vetë përgjegjësinë për vendimin e ekzekutimit të Gjebresë, këtë përsëriti Enver H. dhe e bënë të fshehin të vërtetën e vendimit të gjyqit, të cilin e shkruan e firmos me dorën e tij Dushan Mugosha, të vërtetën la të shkruar misionari i Titos, Nijaz Dizdareviç në libri Albanski Dnevnik, Sarajevë, 1988 (Faksimile) dhe ju drejtor i Arkivit ndihmoni në ruajtjen e kësaj të fshehte po edhe bini preh e të vërtetës së debatit politik të Gjebresë me Dushan Mugoshën: “ Kosova e ka emrin Shqipëri e jo Serbi, siç doni ju.” që u mbajt në fshehtësi dhjetëravjeçarë. Dosja hetimore (Nr. 13, 1946) e Prokurorisë së Përgjithshme, e përgatitur për Gjykatën e Lartë Ushtarake, zbulon skenarin me shpifje në fshehtësi të inkuizitorëve komunistë të Qarkorit të Vlorës dhe ju drejtor/e e Arkivit me refuzimin e heshtur merrni anëtarësi të atij inkuizicioni armiqësor që s’i gjen të ngjashme as në inkuizicionin mesjetar;  po ashtu, ju mëtoni të mbani në fshehtësi procesin gjyqësor, gjykimin e tij për procesin gjyqësor të gjyqit partizan, ia kalon e atyre mesjetarë, dokumenti i gjyqit partizan është fals, por çfarë zbulon gjyqësori i Gjykatës së Lartë Ushtarake? E Arkivi e mban në fshehtësi! Gjebrea me përgjegjësinë e të qenit Komisare e Rinisë Antifashiste për rajonin e Jugut, kudo që shkon, në takim e biseda në rend e motivuar së epërmi: “Shqipëria e shqiptarëve pa rusë, sërbe e grekë”, këtë ia shkruante në letër më 28 gusht ‘43 shoqes së saj liceiste Agllai Zoto, letra (Faksimile) kapej nga censura komuniste e Brigadës, por letra ishte dhe një goditje e fortë për Rezolucionin e Konferencës Parë të Vendit (mars ‘43) për miqësinë e madhe historike me Serbinë e Greqinë. Në AQSH  ruhet një letër e gjatë e Gjebresë e shkruar ora 8 e mbrëmjes, disa orë para arrestimit, drejtuar Delegates (Nexhmije) dhe përfundi me shënimin: “Faqja 5 e 6 e prerë për arsye konspirative, ka emra” shkruar nga Deti (Nako S.) dhe sa kuptohet Gjebrea shkruan ankesa për Mugoshën a Miladinin dhe pos tyre s’ka emra të tjerë konspirativë, letra e prerë, e vetme për luftën dhe është shkolla e parë e censurës komuniste në Luftë. Gjebrea me asnjë kompromis me të vërtetën, kurse ju e përbusni të vërtetë, e doni ta lini atë në errësirë. Me qëndrimin tuaj heshtje për të vërtetën ju bëni goditje për nacionalizmin patriotik të Gjebresë në rajonin e Vlorës dhe rina nacionaliste e Ballit, kur Gjebrea ishte një muaj nën dhé shkruan traktin “Për Ramize Gjebrenë” (prill ‘44), e shpërndan në gjithë vendi dhe betohet para varrit të saj që luftoi për idenë e madhe: “Shqipëria e shqiptarëve.” Gjyqi i Gjykatës së Lartë Ushtarake u mbajt në fshehtësi të madhe nga regjimi komunist dhe ju drejtor/e i/e Arkivit me qëndrimin tuaj poshtërues i bëni nderim të madh regjimit komunist amá edhe nga pozicioni i arkivit të Sistemit Gjyqësor të Ministrisë së Drejtësisë, në shoqërinë demokratike! Pos të tjera ndjej neveri teksa u shoh me qëndrimin tuaj të jeni bisht i trios: Nexhmije H., Sofo Lazri me publicistikë Rikthimi i dhimbjes dhe Diana Çuli me roman Engjëj të armatosur e bashkë në promovim të projektit “ZHULJETA SHQIPTARE” – Ramize Gjebrea e lindur vetëm për dashuri!

 

Në emër të ligjit jini të detyruar të publikoni mospërgjigjen tuaj dhe argumentet tuaj pse refuzoni të shërbeni dokumentet hetimore e gjyqësore të Gjykatës Lartë Ushtarake. Monografia për Ramize Gjebrenë, e gatshme për shtyp, nuk do të shkojë për botim pa reflektime studimore të gjyqit të Gjykatës së Lartë Ushtarake. Dhjet vjet në kërkim të Ramize Gjebrea një qenie e epërme, me inteligjencë të spikatur, bukuri morale, shpirtërore e fizike pa të ngjashme, një jetë për një tjetër kohë dhe përballet me kësi shëmti neveritëse. E do ia dalim…

 

Historiani Vasfi Baruti/ Tiranë 30.10. 2019

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here