Standard.al

Berisha nxjerr denoncimin: Rilindja emëron drejtor policie një kriminel! Emri

0

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një tjetër denoncim të qytetarëve, të cilët tregojnë nivelin se ku ka rënë shteti shqiptar.

Sipas denoncuesit, Erigert Mitri është emëruar drejtor policie, ndërkohë që ky person në vitin 97-të ka plagosur me armë zjarri një shtetas nga Rubiku.

Ja postimi i Berishës:

Ka plagosur rende vite me pare tjetrin, narkoshteti e ben drejtor te narkopolicise. Krimi eshte merite!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Z Berisha. Desha te ju them se si eshte e mundur qe nje rrugaç si Erigert Mitri te behet drejtor policie ,kur ky shtetas ne vitin 97 qe ka qene student i Akademise Policise ,ka plagosur me arme zjarri ne trup shtetasin Artur Doçi nga Rubiku i cili ne ate kohe ka kaluar gjendje kritike per jeten . Ne ate kohe kjo ceshtje eshte mbyllur ne menyre skandaloze .Kete ju mund ta verifikoni fare lehte me nje telefonate.Ju pershendes

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.