Standard.al

“Holanda e thotë troç…” Shpërthen” ish-deputeti: Grupet kriminale globale, punojnë me siguri të larta politike

0

Dy ditë më parë është kapur 617 kg kokainë nga policia braziliane me logon e KF Elbasani. Ndërsa ditën e sotme, Faxweb.al ka mësuar emrat e kater personave te arrestuar si dhe ka në dispozion edhe fotot e tyre.

Për të folur për këtë sasi të konsiderueshme që destinacion final kishte Shqipërinë, por jo vetëm, i ftuar në studion e Fax News ishte ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri.

Strazimiri shprehet se ka një errësirë totale të informaicionit nga strukturat e shtetit për kokainën e kapur në Brazil dhe në Durrës. Gjithashtu, ish-deputeti shprehet se kokainën e përdorin grupet kriminale globale, që janë jashtëzakonisht të fuqishme dhe të përgjakshme, që punojnë me siguri të larta politike.

Strazimiri thekson se DEA e kishte ndjekur 317 kg kokaine që nga Ekuadori, por në moment që futet policia shqiptare, diçka nuk shkon siç duhet, pasi humbasin porositësitë e drogës.

Më tej, Strazimiri shprehet se Holanda dhe Gjermania kanë të njëjtin mendim. Sipas ish-deputetit,  Holanda thotë qartë se me këtë qeveri, nuk futeni në BE, ndërsa Gjermani thotë që ne pranojmë shqiptarët, por jo me këtë qeveri.

600 kg kokainë, tani sikur është bërë modë, është si standart. Nëse vjen një ngarkesë me 137 apo me 90 kg, duket sikur janë pak dhe nuk janë të rëndësishme. Nuk ka asnjë të arrestuar në Shqipëri për operacionin antidrogë të organizuar nga policia e Brazilit. Ka një errësirë totale të informaicionit nga strukturat e shtetit. Siç nuk ka informacione edhe për 137 kg kokainë të kapura në një kontinier në Durrrës, duhej që operacioni të përfundonte me sukses dhe të përfundonin tek porositësit ose tek ata që do e magazinon.

Më bënë përshtypje që një pjesë e madhe e mediave shqiptare nuk janë kurioze të marrin vesh se kush janë këta që e kthejnë Shqipërinë në këtë dispanseri të shpërndarjes së kokainës. Unë e kam thënë edhe më parë kur është kapur kokainë në 2014, që ky është një sinjal alarmi. Kokainën e përdorin grupet kriminale globale, që janë jashtëzakonisht të fuqishme dhe të përgjakshme. Ata punojnë me siguri të larta politike, pasi kokaina këtë kërkon garanci të forta politike

Është detyruar DEA të hap një zyrë këtu në vendin tonë, që të merret me këtë punë. Kapet sasia por nuk mbërrin tek “koka”. DEA e kishte ndjekur nga Ekuadori që ndiqte operacionin për 137 kg kokainë që u kapën në Durrës, por në momentin që futet policia shqiptare, diçka nuk shkon. Humbet emri i atij që e ka porositur, kjo është situata në Shqipëri.

Kemi 5 vjet që themi kush është garanti. Garanti nuk është 1 apo 2 policë të korruptuar, as edhe një ministër, por një piramidë e tërë politike e vendosur në shërbim të këtyre oganizatave.”

Lidhur me krimin, Holanda është kundër hapjes së negociata të Shqipërisë me BE-në. Sipas policisë holandeze, Shqiptarët kanë linjën kryesore për të trafikur të kokainës.

Holanda thotë troç që Shqipëria nuk është gati të fillojë negociatat. 9 kushtet e Gjermanisë janë e njëjta gjë. Kushtet kanë të bëjnë me ekzistencën e demokracisë. 9 kushtet ja kanë vënë politikës, ndërsa shqiptarëve i kanë thënë PO.

Edi Ramës nuk i leverdisë të hapen negociatat. Nëse hapen negociatat, nuk do të lejohet të kalohen kaq shumë sasi të mëdha droge. Rama nuk është i interesuar të rregullojë as gjykata, as të merret vesh me opozitën për të dal nga kriza. Rama është kriza, jeton, mbijeton e pasurohet çdo ditë prej krizës që ekziston në vend.

Nuk ka mos përputhje mes Holandës dhe Gjermanisë. Holanda thotë qartë se me këtë qeveri, nuk futeni në BE, ndërsa Gjermani thotë që ne pranojmë shqiptarët, por jo me këtë qeveri.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.