Standard.al

Gjermania tronditet nga vrasja, ja se çfarë ndodhi…

0

Qyteti i vogël i Abensbergut në Bavari të Gjermanisë u trondit mbrëmë nga një vrasje pranë një qendre tregtare.

Sipas gazetës Bild, viktima është shqiptari Fatos L. I plagosur rëndë ka mbetur vëllai i tij.

Gazeta shkruan se nuk përjashtohet që motivi i krimit të jetë politik.

Nuk dihen shumë detaje, por më herët u raportua se ngjarja që tronditi kalimtarët mund të ishte një përplasje mes serbëve dhe kosovarëve.

Gazeta Express nga ana e saj thotë se viktima mund të jetë kosovari Fatos Lumi. I plagosur ka mbetur vëllai i tij, Hakiu.

Por kjo gazetë shkruan se edhe autorët e krimit janë nga Kosova.

Mendohet se autorët e krimit dhe viktimat njiheshin mes tyre. Policia ka arrestuar një nga të dyshuarit për krimin.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.