Negociatat/ Rama vijon të njëjtin refren, i hedh fajin Europës: Nuk varet më nga ne dhe çfarë kemi bërë ne…

0
111

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetarin Denis Minga në Report TV, ka komentuar çështjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe mundësinë që një nga vendet anëtare, të vendosë veton kundër Shqipërisë në këto negociata.

Rama tha se negociatat nuk varen më nga Shqipëria, pra se Shqipëria i ka plotësuar kushtet, por nga vendet anëtare, të cilat për arsye të ndryshme mund të vendosin kundër hapjes së negociatave.

“Por e rëndësishme është që nuk varet më nga ne dhe cfarë kemi bërë ne, por nga një qasje e përbashkët e KiE-së ku duhet të krijohet konsensus, përndryshe një qasje e ndryshme e një vendi për interesa të ndryshme mund të pengojë vazhdimin e procesit.  Me Gjermaninë e kishim pengesën e natyrës tjetër, por me durim, punë dhe fakte e tejkaluam“.

Lidhur me skepticizmin që ekziston në Hollandë, lidhur me këtë çështje, Rama tha se qëndrimi i Hollandës, lidhet me dinamikat e brendshme.

Po Holanda? “Nuk ka asnjë mundësi që të ketë një lobim efektiv për sa kohë janë qëndrime që nuk lidhen fare me Shqipërinë pavarësisht se kamuflohen me lloj lloj alibish dhe ku padrejtësisht cenohet Shqipëria në këtë rast. Janë qëndrime që lidhen me dinamika të brendshme. Unë them se asgjë nuk është e përfunduar, ne do të shikojmë deri në fund”, u shpreh kryeministri.

Është e çuditshme, se si dinamikat e brendshme të Hollandës, apo vendeve të tjera, mund të bëhen pengesë vetëm për Shqipërinë, pasi lidhur me Maqedoninë e Veriut, nuk është artikuluar asnjë shqetësim i ngjashëm.

Kujtojmë se Bundestagu gjerman, votoi për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut, pa asnjë kusht, ndërsa për Shqipërinë vendosi plot 9 kushte.

Nëse tek vendet anëtare të Bashkimit Europian, do të mbizotëronte skepticizmi për shkak të forcave radikale dhe të ekstremit të djathtë, Maqedonia e Veriut do të penalizohej po njësoj, por duket se Shqipëria po veçohet nga Maqedonia e Veriut, për problemet e saj dhe jo për problemet e brendshme të vendeve anëtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here