Vodhën dyqanin në Kavajë por tre të rinjve iu shkon huq, ja çfarë iu ndodhi pak minuta më pas…

0
96

Ka rezultuar e dështuar tentativa e 3 personave për t’i shpëtuar policisë, që pasi kishin vjedh një sasi lekësh në një dyqan ushqimor dhe tentojnë të largohen, por janë vënë në pranga. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ranë shtetasit me inicialet; A. B., 18 vjeç, A. A., 17 vjeç, E. Xh., 15 vjeç, banues tre në Durrës.

Këta shtetas, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, pasi kanë hapur forcërisht me anë të thyerjes derën e dyqanit ushqimor të shtetasit B. T., kanë hyrë brenda dhe kanë vjedhur një sasi lekësh. Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë në ikje e sipër tre autorët, të cilët pasi kishin kryer vjedhjen po tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma e lekëve të vjedhura në dyqanin ushqimor të shtetasit B. T., një pistoletë zhurmuese dhe sendet e përdorura nga autorët për vjedhjen me thyerje të dyqanit.

Në vijim të veprimeve të para hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të vjedhjes së dy banesave ndodhur gjatë muajit shtator në Kavajë. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here