Performancë fantastike, Luiza Gega shkruan historinë në Botërorin e Atletikës…

0
127

Luiza Gega ka arritur një performancë fantastike në Kampionatin Botëror të Atletikës që po zhvillohet në Doha të Katarit.

Atletja e njohur ka shkruar historinë e atletikës shqiptare pasi u rendit e 9-ta finalen e garës 3000 metra me pengesa.

Luiza Gega regjistroi kohën 9 minuta, 19 sekonda e 93 të qindtat duke vendosur në këtë mënyrë rekordin e ri kombëtar, pasi më parë ai ishte 9 minuta dhe 22 sekonda.

Kjo ishte gjithsesi një arritje e madhe për Gegën, pasi më parë ajo u bë atletja e parë që merr pjesë në garën finale të një Botërori atletike.

Finalja e zhvilluar, u dominua nga fillimi e deri në fund, nga atletja keniane, Beatris Çepkoeç, që i mbylli 3 kilometrat e para, në kohën 8 minuta, 57 sekonda e 84 të qindtat. E dyta u rendit amerikania Koburn, ndërsa e treta gjermania Krause.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here