Një fitore me “poker” golash, zhgënjen Kukësi, zgjohet Vllaznia

0
119

Askush nuk e imagjinonte që pas 6-të javësh në krye të Superligës do të ishte Bylis, një skuadër me buxhet të limituar por ja që në futboll parja nuk është gjithçka. Ballshiotët nuk i kanë vjedhur askujt asgjë, janë me meritë aty ku ndodhen, një skuadër që luan një futboll të bukur ofensiv, jo më kot kanë sulmin më të mirë me 11 gola të shënuar. Gjithçka po shkon në mënyrë perfekte, me të drejtë shohin më shumë se sa mbijetesa por kjo që po përjetojnë tani është më shumë se keq, është një ëndërr e madhe e cila vazhdon të marrë formë janë pas javë. Bylis tashmë është një realitet i bukur i këtij sezoni

Bylis

Rikthehet në vallen e kreut edhe Teuta e cila siguroi një fitore të madhe përballë Kukësit, një fitore që i mban bregdetarët në majat e klasifikimit. Kukësi vijon sezonin me ulje ngritje, kjo ishte një humbje që askush nuk e dëshironte, ishte një mundësi e shpërdoruar për të udhëhequr të vetëm kreun.

Kallaku

Një fitore me “poker” golash siguroi Vllaznia duke i dhënë fund letargjisë së gjatë ku as nuk shënonin e as nuk fitonin, një fitore që i vendos shkodranët në pozita komode në tabelën e klasifikimit. Skënderbeu tronditet sërish, këtë herë akoma më fort, duke konfirmuar se ky do të jetë një sezon i gjatë dhe me shumë luhatje, mbrojtja ishte një zhgënjim i madh për Ilir Dajën.

Vllaznia

Mes shume kontestimeve dhe një penalltie në kohën shtesë, Laçi merr një pikë në Gjirokastër, një barazim 1-1 që i shërben pak ose aspak dy skuadrave, mbi të gjitha ekipit të Strovës që e sheh veten një pikë larg zonës së ftohtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here