Muaji i 11-të i protestës së banorëve, Këlliçi: I treguat shqiptarëve fytyrën e vërtetë të qeverisë

0
109

Protestës së sotme të banorëve të Unazës së Re i është bashkuar edhe kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi shprehur solidaritetin e tij të forcës politike që përfaqëson me kauzën e banorëve, të cilën e quajti historike.

“I treguar Shqipërisë, por edhe Ballkanit e më gjerë, për një kauzë dhe qëndresë historike. Jeni ju që me qëndresën tuaj, me trimërinë tuaj, me shpresën që i keni dhënë shqiptarëve, keni bërë të mundur që të dalë në pah një mega-aferë, e cila u tregoi qytetarëve shqiptarë se cila është fytyra e kësaj qeverie”, u shpreh ndër të tjera Këlliçi.

Sot u shënua edhe muaji i 11-të i protestës së banorëve, të cilët kundërshtojnë projektin e qeverisë që u prish banesat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here